Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Ibrahim En-Nehaiu thotë: “Mos rini me epshorët, sepse mexhliset e tyre zhdukin dritën e besimit nga zemrat tuaja, dhe e njollisin shkëlqimin e fytyrave të ndritshme. Mexhliset e tyre e ndjellin dhe e shtojnë urrejtjen në zemrat e besimtarëve të sinqertë.” Me të vërtetë humbjet dhe shkatërrimet më të mëdha janë pasojë e impuseve dhe […]
Ibrahim En-Nehaiu thotë: “Mos rini me epshorët, sepse mexhliset e tyre zhdukin dritën e besimit nga zemrat tuaja, dhe e njollisin shkëlqimin e fytyrave të ndritshme. Mexhliset e tyre e ndjellin dhe e shtojnë urrejtjen në zemrat e besimtarëve të sinqertë.” Me të vërtetë humbjet dhe shkatërrimet më të mëdha janë pasojë e impuseve dhe […]
Epshi dhe ndikimi i tij ?

Ibrahim En-Nehaiu thotë: “Mos rini me epshorët, sepse mexhliset e tyre zhdukin dritën e besimit nga zemrat tuaja, dhe e njollisin shkëlqimin e fytyrave të ndritshme. Mexhliset e tyre e ndjellin dhe e shtojnë urrejtjen në zemrat e besimtarëve të sinqertë.”
Me të vërtetë humbjet dhe shkatërrimet më të mëdha janë pasojë e impuseve dhe ndjekjes së epshit, ngase vërtet epshi posedusit e tij e shpie në shkatërim gjersa e çon në Xhehenem.
Nuk ka dyshim se nje ndër shkaqet më kryesore për shkatërrimin e personalitet të njeriut është nënshtrimi ndaj epsheve, sepse epshet shpijnë gjithnjë në fantazi dhe në shkatërrimin e moralit. Njeriu i cili i ndjek epshet jo vetëm që i ekspozohet rreziqeve por ai gjithnjë e më shumë i afrohet dyerve të Xhehenemit.
Imam Shatibiu dhe Sh`biu thotë: “Epshi është quajtur me këtë emër sepse shkaktar që poseduesi i këtij vesi të bie në zjarr”.
Ibni Abasi r.a thotë: Allahu i Madhërishëm në Kur`an në çdo vend e përmend epshin, e përmend vazhdimisht duke e kritikuar”.
Bazat e humbjes së garantuar janë: Paragjykimi dhe epshet, për të cilat Allahu i Madhërishëm flet në ajetin 23 të sures En-Neshm ku thotë: “ Po ata, nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykimet dhe çka duan vetë, megjithëqë që prej Zotit të tyre u pati ardhur udhëzimi.”
Kjo është cilësi e jobesimtarëve, por këtu duhet të kenë vëmendje edhe besimtarët, sepse çdokush që i posedon këto cilësi, pra ai njëherë i posedon edhe cilësitë e jobesimtarit. Kjo cilësi është element nga mbeturimat e politeistëve të mëparshëm dhe të atyre të sotshëm. Potëteistët e dikurshëm me hamendje edhe permes paragjykimeve të tyre të rrezikshme vazhdimisht përpiqeshin që most a besojnë Kur`anin e shpallur nga Allahu i Madhërishëm. Mu për këtë Allahu i Madhërishëm në fillim të sures En-Nexhm, përkatësisht ajetet 1-4 thotë: “Pasha yllin kur ai bie, (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka mendja e tij. Ai (Kur`ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.”
Allahu i Madhërishëm shmang çdo dilemë dhe garanton se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) nuk është në humbje dhe në devijim dhe se këto dy cilësi në essence janë mosdije dhe padrejtësi. I humbur është ai që nuk vepron me të vërtetën në kohë dhe gjithashtu është i devijuar edhe ai që i ndjek pasionet e veta. Ndërsa nga Allahu i Madhërishëm vërtetohet dhe garantohet se cilësitë e Muhamedit ( Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! ) janë dituria dhe njohja, dhe se ajo që shpallet është shpallje e zakonshme nga vetë Allahu i Madhërishëm.
Epshorët patjetër që do ta humbasin rruhën e vërtetë, pa marrë parasysh se a janë dhënë pas epsheve me vetëdije apo pa të. Shpeshherë e lënë dijen duke e ndjekur epshin dhe kështu pa kurrfarë fije dyshimi bëjnë padrejtësi me fjalë dhe vepra. Të verbuar nga epshet, ata nuk mund ta njohin të vërtetën.
Mu për këtë, dijetarët e mëparshëm (selefi) ua tërhiqnin vëmendjen popullates islame që të mos ulen në mexhlise e atyre të cilët ishin të veshur me këso cilësi.
Ebu Kilabe thotë: “Mos u ulni afër atyre që janë epshorë, as mos polemizoni me ta, sepse mund t`ju zbysin në errësirën e të pavërtetë, dhe të vërtetën, për të cilën ju jeni të bindur se është e tillë, mund t`ua veshin me të pavërtetën.”
Pastaj vazhdon dhe thotë: “Mos u ulni pranë njerëzve epshorë, sepse edhe nëse nuk veproni sikur ata, ata do t`ua maskojnë të vërtetn me të pavërtetën.”
Pra, nëse njeriu i sinqertë ulet në mxhliset e epshorëve, ai vështirë e ka të shpëtojë nga e keqja e tyre. Ose do të ndjekë njeriun epshorë e do të veprojë sipas ideve të prishura të tij, ose do t`i mbillet dyshimi për fenë të cilës i përket, përkundër asaj që është i bindur se ajo është e vetmja fe e drejtë dhe e vërtetë.
Ibni Abasi r.a thotë: “Mos rrini me epshorët, sepse mexhliset e tyre janë sëmundje e zemrave të shëndosha.”
Ibrahim En-Nehaiu thotë: “Mos rini me epshorët, sepse mexhliset e tyre zhdukin dritën e besimit nga zemrat tuaja, dhe e njollisin shkëlqimin e fytyrave të ndritshme. Mexhliset e tyre e ndjellin dhe e shtojnë urrejtjen në zemrat e besimtarëve të sinqertë.”
Muxhahidi thotë: “Mos rrini me epshorët, sepse ata janë të fëlliqur sikur zgjebja e devesë.” Pra nëse njeriu afrohet dhe bisedon me ta, mbase do ta trashëgojë sëmundjen e tyre, mu sikur ai i cili afrohet dhe i prek devetë e zgjebosura.
Muhamed b. Aliu thotë: “Mos u ulni në mexhliset e polemizuesve, sepse ata në fillim do të tallen me ju e më pas edhe me ajetet e Allahut të Madhërishëm.”
Në lidhje me këtë Allahu i Madhërishëm në ajetin 140 të sures En-Nisa, thotë: “Juve u është shpallur në Librin ( Kur`anin) që, kur të dëgjoni se mohohet Kur`ani i Allahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ta derisa të mos hynë në bisedë tjetër. Pëndryshe ju do të jeni si ata. Allahu do t`i tubojë tradhtarët dhe jobesimtarët që të gjithë në Xhehenem.”
Lusim Allahun e Madhërishëm të na mbrojë nga zjarri i xhehenemit..
Marrë nga Libri: Epshi dhe ndikimi i tij në përçarje
Autori i Librit: Abdullah b. Muhamed El Gunejman
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
January 28, 2018 / By M.I Tek Ai cdo send eshte me mase te caktuar
January 28, 2018 / By M.I 10 Shenjat që keni parazitë dhe ushqimet që ndihmojnë në eleminimin e tyre
January 28, 2018 / By M.I Askush nuk e ha, shëron 150 telashe: Erëza që vlen si ar!
January 28, 2018 / By M.I STRESI MUND TË SHKATËRROJË SHËNDETIN
January 28, 2018 / By M.I Xhenxhefil dhe mjaltë
January 28, 2018 / By M.I Pse duhet të flini në anën e djathtë ?
January 28, 2018 / By M.I Si të përshpejtojmë metabolizmin – sekrete nga dietologët
January 28, 2018 / By M.I ”10” Dhembje trupore që shfaqin gjendje të ndryshme emcionale