Domingo, 24/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Epilepsia është dy llojesh



Epilepsia është dy llojesh

Epilepsia është dy llojesh:

Epilepsia është dy llojesh: 1. Epilepsi e shkaktuar nga ndikimi i shpirtrave të këqij tokësorë (xhindeve). 2. Epilepsi e shkaktuar nga shkatërrimi i lëngjeve themelore (shkatërrim humoral) të trupit. Është pikërisht ky lloj për të cilin mjekët shohin mundësinë e kurimit.

Për sa i përket llojit të parë, ekspertët e mjekësisë e pranojnë atë dhe nuk e mohojnë. Ata e pranojnë se mjekimi i këtij lloji mund të arrihet veçse duke gjetur mënyrën për t‟iu kundërvënë ndikimit të shpirtrave të këqij (xhindeve). Kjo bëhet e mundur duke marrë masat e nevojshme që mundësojnë afrimin e melekëve, të cilët largojnë ndikimin e xhindeve, u kundërvihen veprimit të tyre dhe i largojnë ato. Edhe Hipokrati e ka pranuar një mënyrë të tillë kurimi të epilepsisë në disa prej librave të tij. Ai, pasi përmend disa mjekime për epilepsinë, thotë: “Këto ilaçe shërbejnë veçse në rastet e epilepsisë që shkaktohet nga çrregullime humorale apo shkaqe fizike. Ndërsa epilepsia që shkaktohet nga ndikimi i shpirtrave të këqij, nuk mund të mjekohet me të tilla ilaçe.”

Ndërsa mjekët e paditur, të ulët dhe të rëndomtë, e mohojnë mundësinë e epilepsisë që shkaktohet nga ndikimi i shpirtrave të këqij tokësorë (xhindeve). Ata nuk e pranojnë faktin që këto krijesa mund të ndikojnë në trupin e njeriut në aspektin fizik dhe emocional e ta sëmurin atë.





Megjithatë, shkaku i këtij mospranimi është veçse injoranca e tyre e thellë, sepse mjekësia e vërtetë nuk e mohon mundësinë e ndikimit të shpirtrave te krijesat njerëzore. Realiteti dhe shqisat dëshmojnë për këtë fakt. Ata mundohen t‟i përkufizojnë shkaqet e kësaj sëmundjeje vetëm në llojin e dytë, pra në shkatërrimin dhe çrregullimin humoral, por ky është një përkufizim që bie ndesh me faktet dhe përvojën.

Mjekët e lashtë këtë lloj epilepsie shpesh e quanin “sëmundje hyjnore” dhe pohonin se ajo shkaktohej nga ndikimet emocionale dhe fizike të shpirtrave te njeriu. Ndërsa Galeni është njëri nga ata që këtë qëndrim të mjekëve të vjetër e ka shpjeguar sipas mënyrës së tij. Ai pretendon se është quajtur “sëmundje hyjnore”, sepse ajo godet trurin, i cili është organi më i rëndësishëm që kontrollon proceset e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. Por edhe ky interpretim e ka zanafillën e tij te padituria e tyre rreth ekzistencës së këtyre shpirtrave, strukturës dhe funksioneve të tyre, aftësive ndikuese dhe veprimeve të tyre.

Mjekët laikë mbrojnë me kokëfortësi mendimin e tyre se epilepsia shkaktohet vetëm nga shkatërrimi dhe çrregullimi humoral. Megjithatë, çdo njeri që ka pak mend në kokë mund të dallojë lehtë ekzistencën e shpirtrave të tillë dhe ndikimin e tyre dhe, më tej, ai me siguri do të tallet me këto pohime të pabaza të mjekëve dhe me dobësinë e argumenteve të tyre.

(Visited 1 times, 1 visits today)