Segunda-feira, 23/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

EPIDEMI E SHËMTUAR

EPIDEMI E SHËMTUAR

Kujdes nga gënjeshtra, sepse ajo është një epidemi (sëmundje) e shëmtuar!

Gënjeshtra është një sëmundje e shëmtuar dhe njeriu vazhdon të gënjejë dhe ta bëjë rrugë atë, derisa të shkruhet tek Allahu gënjeshtar.

Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- përcillet se i Dërguari i Allahut- alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Në kohën e fundit do të ketë rrenacakë, gënjeshtarë, të cilët ju sjellin hadithe (fjalë, tregime) për të cilat nuk keni dëgjuar as ju, as baballarët tuaj. Bëni kujdes ndaj tyre dhe ruhuni, që të mos ju shpien në humbje dhe mos merrni prej tyre fetva (udhëzime për rregullat e fesë).”  (Muslimi)

Nga Xhabir ibn Semure -Allahu qofte i kënaqur prej tij!- përcillet se i Dërguari i Allahut- alejhi salatu ue selam- ka thënë:

“Para Kiametit do të ketë gënjeshtarë, prandaj ruhuni dhe kini kujdes prej tyre.”(Muslimi)

Sa të shumta janë fjalët, tregimet dhe historitë e çuditshme (të padëgjuara më parë)  në këto kohë.

Sa shumë janë përhapur sot thashethemet dhe kanë përfshirë besueshmërinë nëpër lajme, ku ngjarjet dhe ndodhitë shtohen dhe pakësohen sipas qejfit. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një lloj gënjeshtre e ndaluar.

“Mëso fenë tënde”

Burimi Jetës

(Visited 157 times, 1 visits today)