Segunda-feira, 6/4/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ËNDËRRIMI ËSHTË PREJ SHEJTANIT

ËNDËRRIMI ËSHTË PREJ SHEJTANIT

ËNDËRRIMI ËSHTË PREJ SHEJTANIT

Shejtani ka mundësi t’i paraqesë njeriut në gjumë ëndërra të këqija, të cilat e tronditin dhe e lodhin atë, me qëllim që ta pikëlloi dhe ta mundoi atë. Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmëroi se ëndërrat të cilat njeriu i përjeton në gjumë janë tri lloje. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se ai tha:

“Ëndërrat janë tri lloje:
Përgëzim prej All-llahut, të folur të shpirtit (ajo që e mundon shpirtin e njeriut) dhe frikësim i shejtanit”.

Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Seid El-Huderijji radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë “Kur ndonjëri nga ju sheh ëndërr të cilën e do, ajo është nga All-llahu, prandaj le ta falënderojë All-llahun për të dhe le ta rrëfejë atë, e nëse sheh diç tjetër që e urren, ajo është nga shejtani, prandaj le të kërkojë strehim tek All-llahu nga sherri i saj dhe mos t’ia përmendë atë askujt, sepse kështu ajo nuk i bën dëm”.

(Visited 107 times, 1 visits today)
Top