Terça-feira, 1/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Emërtimi i fëmiut me emër të mirë

Emërtimi i fëmiut me emër të mirë
Emërtimi i fëmiut me emër të mirë:
Emërtimi i fëmiut mund të bëhet në ditën e parë, apo në ditën e shtatë pas lindjes së tij, apo edhe brenda këtyre ditëve.
Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Më ka lindur sonte një djalë, të cilin e kam emërtuar me emrin e babait tim (babait të pejgamberëve) – Ibrahim”. (Transmeton Muslimi 3126)
Dhe thotë Aisheja (radijallahuanha): “Therri kurban Pejgamberi (salallahualejhiveselem) për Hasanin dhe Husejnin në ditën e shtatë, dhe i emërtoi ata (në atë ditë)”. (Transmeton Ibn Hibani dhe Hakimi, ndërsa Imam Ibn Haxheri thotë se hadithi është i vërtetë – Fet’hul Bari 9/589)
Është përgjegjësi e prindit që ta emërtojë fëmiun e tij me emër të bukur dhe me kuptim të mirë. Me ndonjë emër të pejgamberëve, si: Adem, Salih, Shuajb, Ibrahim, Ismail, Junus, Musa, Zekerija, Jahja, Isa, Muhamed, dhe me emra të tjerë të pejgamberëve. Apo me ndonjë emër të sahabeve, si: Ebu Bekër, Omer, Othman, Ali, Talha, Zubejr, Hamza, Hudhejfe, Seid, Sead, Hasan, Husejn, dhe me emra të tjerë të sahabeve. Apo me emra të cilët kanë kuptim të mirë, qofshin ata edhe në gjuhën shqipe. Duke mos harruar se emrat më të dashur tek Allahu, janë emri: Abdullah dhe AbduRrahman.
Dhe për femrat, si emri: Merjem, Hadixhe, Aishe, Hafsa, Safijeh, Fatimeh, Zejneb, Esma, Xhemile, Sumeja, etj. Apo qoftë edhe në gjuhën shqipe, vetëmse të jetë me kuptim të mirë.
Emri i fëmiut nuk vëndohet duke i kënduar atij hoxha ezanin apo ikametin në vesh, apo duke i përmendur emrin e tij tri herë në vesh, apo me gjëra tjera me të cilat manipulohet populli i cili nuk ka njohuri për këtë. Por, emri i fëmiut mjafton të caktohet prej familjes, dhe ashtu siç vendosin ata që të quhet ai, ashtu edhe emërtohet dhe e thërrasin me atë emër, pa i kënduar ndonjë gjë në veshin e tij.
(Visited 50 times, 1 visits today)
Top