Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Embriologjia,shkenca dhe Kurani



Embriologjia,shkenca dhe Kurani

EMBRIOLOGJIA

Sa i përket embriologjisë, një grup studentësh arabë kanë bërë përmbledhjen e gjithë materialit nga Kur’ani ku flitet për embriologjinë, duke u nisur nga ajeti 59 i sures Furkan :

“…Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.”

Kështu ata kanë bërë këtë përmbledhje të këtyre ajeteve, dhe i kanë demonstruar para profesorit Kith Mur. Prof Kith Mur është kryetar i sektorit të anatomisë në universitetin e Torontos, në Kanada. Ai është njëri nga dijetarët më të mëdhenj në botë për fushën e embriologjisë.

Pasi që prof.Kith Mur kishte studiuar përkthimet e ajeteve që kanë të bëjnë me embriologji, tha se pjesa më e madhe e asaj që shkruan aty, përputhet me zbulimet më të REJA në fushën e emriologjisë. Megjithatë, ai thotë se këtu ka gjëra për të cilat nuk mund të them se janë të sakta, por as nuk mund të them se janë të pasakta, sepse as unë nuk di asgjë për këto gjëra. Njëra nga këto fjalë ishte nga surja Alek, ajeti 1 dhe 2:

“Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës)”

– i cili i ngjan shushunjes moqalike. Prof. Kith Mur tha: unë nuk e di se embrioni i përngjan apo jo shushunjës! Pastaj kishte shkuar në laborator dhe me anë të mikroskopit të fuqishëm e kishte vështruar embrionin në fazën më të hershme të zhvillimit, dhe e ka krahasuar me fotografin e shushunjës. Ai ishte i habitur nga ngjashmëria e madhe mes tyre. Pasi ia parashtruan 80 pyetje në lidhje me embriologji, të bazuara nga Kurani dhe Hadithi, ai tha:

Po të mi kishit parashtruar këto pyetje para vetëm 30 viteve, nuk do të isha në gjendje t’ju pergjigjem as gjysmës së tyre! Sepse, embriologjia është shkencë e re e cila ka filluar të zhvillohet jo më shumë se 50 vjetë. Prof. Kith Mur është autor i librit “Zhvillimi i njeriut” dhe në botimin më të ri, të tretin me radhë, ka futur edhe disa fakte të reja, të cilat i ka hasur në Kur’an dhe Hadith. Ky libër është shpallur më i miri nga gjithë librat e botuar atë vit në fushën e mjekësisë! Pas një kohe, ky libër u përkthye edhe në një numër gjuhësh të huaja …

Prof.Kith Mur tha:-nuk dyshoj aspak që Muhamedi(s.a.w.s) është i dërguar i Zotit të Lartësuar, dhe Kur’ani DUHET të jetë shpallja e fundit e Zotit!

Në suren Tarik, ajetet 5 – 7,i Lartësuari thotë:

“Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit”

Sot ne e dimë se testikujt tek meshkujt dhe vezoret tek femrat, në fazën kur ende janë embrion, zhvillohen në pjesën që tek njeriu i rritur është mes shpinës dhe gjoksit. Mirëpo më vonë, tek personat e rritur, këto organe zhvendosen në vend tjetër, por në periudhën sa janë embrion, gjinden në vendin që tregon Kur’ani, pra ndërmjet shpinës dhe gjoksit. Madje edhe kur personi të rritet, këto organe furnizohen me gjak dhe nevoja tjera nga i njejti vend, mes shpinës dhe gjoksit.

Kur’ani në suren Mu’minun, në ajetin 13, tregon:





“Pastaj atë (ajke – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (fare)(nutfe)”

sikur se edhe në suren Haxhxh, ajeti 5:

“…Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji (fare;nutfe)…”

Fjala arabe „NUTFE” , në kuptimin se prej „NUTFE” janë krijuar njerëzit, në Kur’an përmendet 11 herë. Ndërsa si fjalë në Kur’an e gjejmë 12 herë. Fjala „NUTFE” në gjuhën arabe nënkupton një sasi shumë të vogël lëngu.

Në suren Sexhde, ajeti 8, thuhet:

“Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.”

Fjala arabe “SULALA“ (që përmendet në ajetin sipër,nëse e lexojmë në gjuhën arabe), nënkupton pjesën kryesore, përkatësisht pjesën më të mirë të ndonjë hapësire. Sot e dimë se në të vërtetë vetëm një spermatozoid mund ta mbarëson qelizën vezë. Kur’ani këtë e quan “SULALA“ pjesa më e mirë e „NUTFA“, diçka si miniaturë ….

Në surën Insan,ajeti 2, tuhet:

“Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar”

-përkatësisht nga një përzierje e lëngët. Kjo mund të na bëj të mendojmë për qelizat gjinore, mashkullore apo femërore. Po ashtu mund të mendojmë edhe për „NUTFEN” -sasinë e vogël të lëngut. Mund të na bëj të mendojmë në farën e lëngët tek meshkujt, e cila përmban disa përbërës të ndryshëm. Po ashtu mund të mendojmë në lëngun i cili bart qelizat gjinore, por ajo e vetme nuk mund të mbarësohet. Kur’ani këtë e quan “nutfetun emshaxh” – sasi e vogël e një përzierje të lëngët të qelizave gjinore, mashkullore dhe femërore, të rrethuara (mbuluara) me lëngun i cili është përgjegjës për lindjen e qenjeve njerëzore.

Dr.Zakir NAIK

(Visited 13 times, 1 visits today)




Top