Quinta-feira, 3/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Email i gabuar

Email i gabuar

Email i gabuar

Ata ishin një çift që duheshin shumë, edhe pse kishin kaluar njëzet vite nga martesa. Me rastin e njëzet vjetorit të martesës së tyre, të dy vendosin të shkojnë të kalojnë pushimet në bregdet, madje, në të njëjtin hotel ku kishin kaluar muajin e mjaltit.

Për shkak të disa angazhimeve të saj tek puna, e shoqja u detyrua ta shtyjë udhëtimin e saj dy ditë, ndërkohë që i shoqi u nis në ditën që kishin rezervuar më parë.

Ai mbërriti në hotel, hyri në dhomën e rezervuar, e cila ishte po ajo ku kishin ndejtur njëzet vite më parë. Në dhomë, përveç pajisjeve të tjera, gjeti dhe një kompjuter të lidhur me internetin. Menjëherë u ul për ti shkruar një email të shoqes që ta qetësojë se mbërriti shëndoshë e mirë.

Pasi shkroi mesazhin shënoi dhe emailin e të shoqes, por për fat të keq, pa dashja fshiu një karakter të emailit, gjë të cilën nuk e vuri re. Kështu, emaili i vajti dikujt tjetër.

Si për çudi, emaili i vajti një zonje të ve, të cilës i kishte ndërruar jetë burri po atë ditë. Pasi ishte kthyer nga funerali, ajo ishte ulur para kompjuterit duke lexuar ngushëllimet e shumta që i kishin ardhur nga njerëzit e njohur.
Në një moment ajo shembet përtokë pa ndjenja. Të gjithë njerëzit e saj grumbullohen për ta ndihmuar që të vijë në vete. Pasi e mori pak veten, ajo ua bëri me shenjë nga kompjuteri dhe djali i saj u ngrit dhe lexoi:

E dashur grua!
Unë mbërrita shëndoshë e mirë! Mund të çuditesh sa shpejt që po komunikoj me ju, por këtu paskan vënë kompjuter dhe ofrojnë shërbim interneti falas. Kushdo mund të komunikojë me njërëzit e tij të dashur duke u përcjellë lajmet ditë pas dite.

Mbërrita një orë më parë dhe pashë që gjithçka ishte në rregull. Tashmë mezi pres të vish edhe ti pas dy ditësh. Më ka marrë malli dhe mezi pres të të shoh. Uroj që udhëtimi jot të jetë aq i shpejtë sa i imi.

Nuk ka nevojë të marrësh shumë rroba me vete sepse këtu qenka ferr i vërtetë, është tmerrësisht vapë. Burri jot i dashur!

Elmaz Fida

(Visited 77 times, 1 visits today)
Top