Quinta-feira, 21/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Elektroterapia

Elektroterapia

9k=

Elektroterapia është përdorur dhe vazhdon te perdoret në mbarë botën si një formë e trajtimit të lëndimeve të indeve të buta të tilla si lëndimet e ligamenteve, muskujve, tendineve etj. Ekzistojnë prova të shumta klinike që perdorimi i elektroterapisë të jetë treguar mjaftë efektive në trajtimin e këtyre problemeve duke dhënë rezultate të mira në trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve me këto probleme.

 

Efektet e përdorimit të elektroterapisë tek lëndimet dhe problemet tjera shëndetësore përfshijnë:

 

Rrit qarkullimin e gjakut në vendin e deshiruar duke ndihmuar rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Zvogëlon shkallen e inflamacionit

Zvogëlon intensitetin e dhembjes

Shkatërron ngjitjet jo te duhura të indeve dhe mbështjellësve përreth indeve të lënduara.

Janë lehtë të aplikueshme në vende të caktuara të trupit, nuk shkaktojnë dhembje dhe nuk kanë efekte anësore tek pacientët

Ka shumë forma të ndryshme të elektroterapisë, disa prej të cilave janë të shënuara më poshtë:

 

Ultrazëri terapeutik,

Rrymat interferente,

Rrymat diadinamike,

TENS ( Stimulimi elektrik nervor transkutan),

Laser terapia,

Vakum terapia,

Stimulimi elektrik muskulor etj.

(Visited 51 times, 1 visits today)
Top