Sexta-feira, 31/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Elbi, drithi që shërben si shërues për zemrën!

Elbi, drithi që shërben si shërues për zemrën!

elbi

Hordeum vulgare (elbi)

Elbi, drithi që shërben si shërues për zemrën!

Përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

Elbi i vogël, punën e bën të madhe. Ky drith, ndër më të përdorurat në dietën mesdhetare, është zbuluar se ndihmon njerëzit e goditur nga një infarkt, për të riparuar zemrën e tyre.

Ky përfundim ka ardhur, sipas një studimi të realizuar në Laboratorin e Shkencës Mjekësore në Piza. Faktikisht është zbuluar se elbi përmban beta-glukanin, një fibër që stimulon formimin e vazove të reja të gjakut.

Ndër të tjera, beta-glukani shton nivelet e magnezit, duke favorizuar jo vetëm mbrojtjen imunitare, por edhe duke nxitur për rigjallërim qelizat kardiake pararendëse endoteliale.

“Natyra ofron ilaçe për shumë sëmundje, siç është edhe dëmi kardiak prej infarktit – shpjegon profesor Vincenzo Lionetti, drejtor i Laboratorit të Pizës -. Thjesht duhen gjetur, duke nxitur zhvillimin e studimeve e humultimeve sa më të shpeshta”. Ky studim i fundit është publikuar në revistën “Journal of cellular and molecular medicine”.