Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

El Muxhib (Lutjepranuesi)

El Muxhib (Lutjepranuesi)

El Muxhib (Lutjepranuesi)

Allahu i Lartësuar thotë: “S’ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai u përgjigjet (lutjeve)!” (Hud, 61). Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe El Muxhib (Lutjepranuesi), Lutjepranuesi i lutjeve të lutësve, i thirrjeve të thirrësve. Pranimi i lutjeve nga ana e Tij është dy llojesh: i përgjithshëm për këdo që e lut, lutje adhurimi dhe lutje kërkesë. Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem…” (Gafir, 60)
Lutje (dua mes’eleh) është kur robi thotë: “O Zot, më jep këtë, ma largo nga unë këtë!” Kjo lloj lutjeje ndodh me këdo, të mirin dhe të keqin. Allahu i përgjigjet kujtdo që i bën lutje varësisht nga gjendja dhe varësisht nga urtësia e Vet. Kjo na bën me dije dhe na jep të kuptojmë bujarinë e madhe të Allahut të Lartësuar, bamirësinë e Tij të madhe ndaj të mirit dhe të keqit. Kjo nuk na jep të kuptojmë gjendjen e mirë të lutësit (thirrësit) nëse Allahu ia pranon lutjen, nëse nuk shoqërohet me atë që tregon për të, si sinqeriteti i lutësit ose se e vërteta qëndron me të, si lutjet e të Dërguarve për popujt e tyre ose kundër tyre, e Allahu u përgjigjet në lutjet e tyre. Kjo na jep të kuptojmë sinqeritetin e tyre në atë që komunikojnë dhe nderin e tyre te Zoti i tyre. Pikërisht për këtë arsye, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, shpesh bënte lutje në mënyrë që ta shohin muslimanët dhe të tjerët pranimin e lutjes nga ana e Allahut të Lartësuar. E gjithë kjo është dëshmi dhe argument i profetësisë së tij dhe shenjë e sinqeritetit të tij. Gjithashtu ajo që përmendet për pranimin e lutjeve të robërve të afërt me Allahun e Lartësuar, që dëshmon për kerametet (nderin dhe pozitat e larta) që kanë tek Allahu i Lartësuar.
Ndërsa lutjepranimi i veçantë ka shkaqe të shumta, ndër të cilat mund të përmendim lutjen e nevojtarit të cilin e ka goditur ndonjë vështirësi e madhe. Allahu e pranon lutjen e tij. Allahu thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.” (Neml, 62)
Shkak i kësaj është nevoja e madhe për Allahun, thyerja e madhe e zemrës para Tij dhe ndërprerja e lidhjes me krijesat për shkak të mëshirës së madhe të Allahut, e cila ka përfshirë të gjitha krijesat varësisht nga nevoja e tyre për to. E, si është puna pra me atë që ka nevojë të madhe?! Gjithashtu, ndër shkaqet e pranimit të lutjeve është edhe udhëtimi i gjatë, ndërmjetësimi tek Allahu me ndërmjetësimet më të dashura, me emrat dhe cilësitë e Tij, me begatitë e Tij. Gjithashtu lutja e të sëmurit, e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e agjëruesit, lutja e prindit për fëmijën ose kundër tij në kohë dhe çaste të ndershme, kur pranohen lutjet.

(Visited 27 times, 1 visits today)
Top