Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

El Fatiha është quajtur edhe Esh-Shifa’ (Shërimi)



El Fatiha është quajtur edhe Esh-Shifa’ (Shërimi)

Kjo kaptinë quhet El-Fatiha e që në gjuhën tonë ka kuptimin Hapja e Librit, është
kaptina me të cilën fillojnë lutjet-namazi. Nga shumica e dijetarëve është quajtur Umm
Al-Kitab (Nëna e Librit). Në hadith autentik të transmetuar nga Tirmidhiu, i cili e ngriti
ne shkallën sahih, Ebu Hurejra transmeton e thotë se i Dërguari i Allahut, Muhamedi
salallahu alejhi we selem ka thënë:
«الْحَمْدُ اللهِ رَبَ الْعَالَمِينَ أُمُّ الْقُرْآنِ وَأُمُّ الْكِتَابِ وَالسَّبْعُ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنُ الْعَظِيمُ»
“Elhamdulilahi-Rabbil-‘Alemin është Nëna e Kur’anit, Nëna e Librit dhe shtatë ajetet e
Ku’ranit të lavdishëm që përsëriten (shtatë ajetet e kësaj sureje përsëriten në çdo rekat
gjatë namazit)”.
Gjithashtu, është quajtur edhe El-Hamd dhe Es-Salah, sepse Profeti salallahu alejhi we
selem ka thënë se Allahu ka thënë:
«قَسَمْتُ الصَّلَاةَ بَيْنِي وَبَيْنَ عَبْدِي نِصْفَيْنِ، فَإِذَا قَالَ الْعَبْدُ:الْحَمْدُدِالله رَبِّ الْعَالَمِينَ، قَالَ االلهُ:
حَمِدَنِي عَبْدِي»
“E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma”. Kur robi
thotë:’Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të Gjithësisë!’ Allahu thotë: “Robi im më
lavdëroi”.
El-Fatiha është quajtur edhe Salah, sepse të recituarit e saj është kusht për vlefshmërinë e
namazit. Është quajtur edhe Esh-Shifa’ (Shërimi).
Gjithashtu, quhet edhe Er-Rukjeh (shërim, mjet shërimi), sepse në Sahih ekziston rrëfimi i
Ebu Seidit ku tregon historinë e Sahabiut i cili i këndoi El-Fatihan udhëheqësit të një fisi
i cili ishte i helmuar. Më vonë, i Dërguari i Allahut tha sahabiut:
«وَمَا يُدْرِيكَ أَنَّهَا رُقْيَةٌ»
“Nga e dite se ajo është rukje?”

Ibn Abasi, Katade dhe Ebu-El Alij thonë se El-Fatiha është shpallur në Meke. Allahu
thotë:
﴿وَلَقَدْ ءاتَيْنَـكَ سَبْعًا مِّنَ الْمَثَانِي﴾
“Më të vërtetë, Ne u kemi dhuruar juve shtatëshen Methani (shtatë ajetet e kaptinës
El-Fatiha që përsëriten)”(15:87). Allahu e di më së miri.