Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Egjipti para dhe pas grushtit të shtetit

Egjipti para dhe pas grushtit të shtetit

egjipt

Pikëpamja globale për Egjiptin ka ndryshuar. Dikur i njohur si “Nëna e Botës”, ky emërtim tani më shumë po përdoret për tallje. Kjo simbolizon shkallën në të cilën Egjipti ka ndryshuar që nga grushti brutal ushtarak i cili ndodhi në fillim të korrikut. Vetëm një vit pasi presidenti Muhamed Mursi u përpoq për të ri-krijuar një komb ku dominon krenaria dhe zhvillimi në mesin e fqinjëve, grushti ushtarak ka çrrënjosur vendin nga çdo e mirë nëpër të cilën po kalonte.
Duke filluar me Ministrinë e Informacionit, të cilat filluan mbylljen e kanaleve të pavarura dhe lanë vendin në terr informativ, populli egjiptian është shkelur para gjithë botës. Liria e vendit është duke u shitur si një mall.
Sa u përket palestinezëve të shqetësuar të Gazës, të cilët më në fund gjatë presidencës së Mursit gjetën mbështetje, Egjipti u kthye në një makth, përderisa për një vit ishte një vend i sigurtë. Me mbylljen e kufirit Rafah dhe shkatërrimin e tuneleve të cilat kanë qenë një litar shpëtimi për popullin e Gazës, qeveria e grusht shtetit e ka bërë Gazën si një burg të hapur. Për një vit të plotë, kufiri Rafah ishte porta e vetme për botën e jashtme, dhe tani ajo është bërë pjesë e përpjekjeve izraelite për të vazhduar bllokimin dhe terrorizimin e popullit palestinez.
Ndërsa Siria mbetet plagë e çdo personi me ndjenja humane, është e natyrshme që të kërkohet rrëzimi i një regjimi si ai i Bashar al Asad. Njësoj bëri edhe Presidenti Muhamed Mursi, i cili mbështeti opozitën në Siri, dhe tha se vetëm një revolucion popullor mund ta përmbysë një regjim tiranik të Assadit. Mursi ka ndërprerë të gjitha lidhjet me regjimin sirian, mbylli ambasadën e vet në Kajro, tërhoqi ambasadorin egjiptian nga Damasku dhe hapi derën për të mirëpritur ata që iknin nga shtypja e Asadit. Grushti i ka ndryshuar këto vendime dhe të zëvendësoi litarin e mbështetjes me një grusht ndaj refugjatëve, të cilët nuk mund të hyjnë në vend pa viza, nuk mund të qëndrojnë pa leje qëndrimi, gjë e cila në këto kohë nuk mund të sigurohet. Aeroplanët plot refugjatë sirianë po kthehen mbrapsht, ndërsa gratë dhe fëmijët që kërkojnë një strehë të sigurtë po arrestohen, persekutohen dhe poshtërohen. Ky është edhe një fakt që tregon mizorinë publike të grushtit të shtetit.
Para grushtit të shtetit, Presidenti Mursi shëtiti botën për të rritur mbështetjen dhe investimet për Egjiptit, dhe të zgjerojë sferën e saj të influencës. Grusht shteti ka kthyer Egjiptin në një lypës – të varur nga lëmosha e Shteteve të Gjirit. Presidenti i emëruar nga ushtria, Adli Mansour, ka vizituar vetëm ato vende që mbështesin rrëzimin ushtarak të demokracisë.
Ata të cilët mendojnë sado pak për lirinë dhe të drejtat njerëzore, duhet t’ia bëjnë vetes disa pyetje: Kush përfiton nga këto ndryshime? Kush refuzon të lejojë Egjiptin për të rifituar pozitën e saj prestigjioze midis kombeve? Interesat e kujt paskan shërbyer për shkatërrimin e demokracisë së brishtë të Egjiptit?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të zbulojnë shkallën e komplotit kundër Egjiptit, dhe do të vënë në pah kush janë organizatorët që qëndrojnë pas këtyre komploteve.

Dr Marwa Kamal

/mesazhi/