Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Dr. Shefqet Krasniqi Bota demokratike gjithmonë i është frikësuar kaosit dhe ka bërë të pamundurën për t’i shmangur çdo situate kaotike. Pothuajse gjithmonë kaosi është përfytyruar të ndodhë nga fanatikët, ekstremistet e fundamentalistët që shtypi botëror, ai perëndimor në veçanti, ka tentuar gjithmonë t’i identifikojë me muslimanët. Aktualisht e ashtu njohura si Lindje e Mesme […]
Dr. Shefqet Krasniqi Bota demokratike gjithmonë i është frikësuar kaosit dhe ka bërë të pamundurën për t’i shmangur çdo situate kaotike. Pothuajse gjithmonë kaosi është përfytyruar të ndodhë nga fanatikët, ekstremistet e fundamentalistët që shtypi botëror, ai perëndimor në veçanti, ka tentuar gjithmonë t’i identifikojë me muslimanët. Aktualisht e ashtu njohura si Lindje e Mesme […]
Egjipti dhe masakrat në emër të demokracisë

Bota demokratike gjithmonë i është frikësuar kaosit dhe ka bërë të pamundurën për t’i shmangur çdo situate kaotike. Pothuajse gjithmonë kaosi është përfytyruar të ndodhë nga fanatikët, ekstremistet e fundamentalistë
Krahas tragjedisë njerëzore afro trevjeçare në Siri, ku bota demokratike vuri ‘veshët në lesh’, Egjipti po përjeton kaosin më të madh të periudhës së vet bashkëkohore. Shteti tashmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme
Pak ditë më parë, gjersa në pushtet ishte presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi, mbretëronte një klimë krejtësisht tjetër. Njerëzve iu kishte kthyer shpresa për ditë të mira në Egjipt. Kishin filluar nisma të shumta që Egjipti njëmend të bëhej i pavarur. Gazetari i mirënjohur arab, Ahmed El Mensur, në një artikull të publikuar kohë më parë, në mënyrë të thuktë përmend disa nga të arriturat e Mursit, ndonëse nuk qëndroi në pushtet më gjatë se një vit:
1) Mursi ia ktheu Egjiptit vetëmjaftueshmë
2) Mursi filloi projektin e investimit në kanalin e Suezit, i cili do t’i rriste të hyrat nga 3 miliardë në 100 miliardë dollarë në vit.
3) Mursi hapi dy zona industriale të nivelit të lartë, njërën nën mbikëqyrjen e Katarit e tjetrën nën mbikëqyrjen e Turqisë.
4) Mursi hapi degën e kompanisë Samsung për prodhim, jo për tregti, e cila do të siguronte mundësi punësimi për egjiptianët.
5) Mursi është përkujdesur për prodhimin e I-Pad-ve vendorë egjiptian, me karakteristika të veçanta sipas nevojave egjiptiane.
Por, kjo dritare shprese për Egjiptin u mbyll shumë shpejtë. Dhuna dhe kaosi kapluan tërë vendin. Po ta dëgjonim këtë lajm pa pasur pak njohuri për Egjiptin mendja do të na shkonte te ‘fanatikët islamik’, kështu jemi mësuar të dëgjojmë gjithherë nga mediet tona kur përmendet kaosi. Por ja që kësaj radhe gjendja është tërësisht ndryshe.
Në fakt, ajo që popullit egjiptian ia përplasi dritaren e shpresës për fytyre është ushtria. Pra, udhëheqësit ushtarak, që sipas të dhënave dhjetë apo dymbëdhjetë më kryesorët prej tyre së bashku arrijnë moshën 950 vjet, u munduan dhe po mundohen ta shuajnë shpresën për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt të Egjiptit. E gjithë kjo në emër të demokracisë, dhe demokracia heshtë.
Pa dyshim se grushtshtetin e përkrahen partitë politike laike nga brenda dhe e ndihmuan grupe të interesit të caktuar, përfshirë edhe qeveri, nga jashtë. Në këtë drejtim ndoshta kanë mundur të kontribuojnë edhe disa lëshime të Presidentit Mursi, i cili dorën në zemër nuk kishte shumë përvojë politike. Por ato ‘lëshime’ assesi nuk arsyetojnë ndërhyrjen me dhunë të ushtrisë për të përmbysur presidentin dhe qeverinë e zgjedhur nga vet populli.
Sa e sa herë janë etiketuar e qortuar myslimanët se forma e ndryshimeve nuk është përdorimi i forcës e lerë më dhunës, por ja tash kur kjo ndodhë nga laikët apo sekularët bota heshtë. Kulmi i dhunës ‘demokratike’ u arrit kur ushtria dhe policia po hapin zjarr ndaj protestuesve civilë e të pambrojtur duke i larguar ata nga sheshet e ndryshme. Të rinjtë e të rejat vriten e plagosen në emër të rendit dhe sigurisë.
Egjipti është në prag të luftës civile, në prag të asaj që ka ndodhur më parë, me vite, në Liban e Irak dhe asaj që është duke ndodhur aktualisht në Siri. Si duket ata që nuk arritën ta ndalin pranverën arabe në ato vende tash po bëjnë çmos që ato vende t’i fusin në luftëra civile dhe kaos politik. Pranvera arabe, e cila veç patë filluar t’i japë frytet e saj, tashmë po rrezikohet për asgjësim. Akoma pa dalë mirë lulet e para të asaj pranvere të shumëpritur ‘dashamirët e lirisë dhe demokracisë’ ndërhynë për t’i shuar ato lule, duke e kthyer kështu këtë pranverë në një vjeshtë të tharë ku çdo gjë sinjalizon fundin.
Akoma më shqetësuese mbeten qëndrimet e organeve ndërkombëtare, të cilat janë mjaftuar me një mori murmuritje për keqardhje, apele për ndalje të dhunës madje ‘nga të gjitha palët’ gjersa nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret. Madje një raport nga zyra e kryeministrit Erdogan potencon se qëndrimi i botës ‘së civilizuar’ ndaj grushtetit ushtarak nxiti ushtrinë e policinë egjiptiane të bëjnë masakra ndaj popullatës së vet, e i njëjti raport i bënë thirrje urgjente faktorit ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndalur dhunën në Egjipt.[1] Erdogan ishte më i zellshmi në kritikat e tij kundër përdorimit të dhunës nga forcat egjiptiane por thirrjet e tij hasën në veshë të shurdhër të aleatëve ndërkombëtarë.
Vërtet e çuditshme dhe e neveritshme të shohësh tek tolerohen dhe përkrahen grushtetët nga ushtria, të largohen njerëzit e zgjedhur nga populli, kryekomandantët
Apo siç thekson fjala e urtë “Bota është e rrumbullakët (rrotë) dhe së bashku me kohën ajo sillet, herë përkrah e herë kundër teje”. Çka të themi tjetër pos siç ka thënë Ibrahimi alejhiselam kur tërë bota u vu kundër tij “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imran: 173). Edhe ne themi të njëjtën, popullit të Egjiptit dhe gjithë të tjerëve ju mjafton Allahu, Ai di më së miri të sjellë: buzëqeshje pas lotëve, siguri pas frikës, paqe e rehati pas luftërave e vuajtjeve dhe lehtësim pas vështirësive.
Ndërsa ushtria egjiptiane dhe (pa)udhëheqësit
Deri javën tjetër Es selam alejkum.
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
September 24, 2018 / By M.I Llojet e fukarallëkut më të keq janë:
September 24, 2018 / By M.I Pastroje hundën me dorën e majtë! Ja arësyeja
September 24, 2018 / By M.I Rozmarina per të përmirësuar memorien
September 24, 2018 / By M.I Xhinsengu për përmirësimin e humorit
September 24, 2018 / By M.I Menteja apo nenexhiku
September 24, 2018 / By M.I Xhenxhefili ndihmon të vjellat dhe të përzierat
September 24, 2018 / By M.I Ngrënia e një luge mjaltë në mëngjes
September 24, 2018 / By M.I Pastrimi i shtëpisë nga figurat-ivizmi dhe skulpturat