Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Egjipt, serish thirrje per protesta

Egjipt, serish thirrje per protesta

Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit bëri sërish thirrje për protesta në përkrahje të presidentit egjiptian Muhamed Mursi. Protesta pritet të mbahet të premten, dhe mesazhi i këtij tubimi është mbrojtja e revolucionit të janarit.

egjipt protesta

Në një deklaratë për media, Aleanca i bëri thirrje popullit egjiptian që të rinisë protestat kundër përmbysjes ushtarake të Mursit.

“Protestat mbarëkombëtare do të vazhdojnë derisa grusht shteti të rrëzohet dhe krerët e këtij grushti të ndiqen penalisht për krimet e tyre monstruoze,” tha deklarata.

Thirrja erdhi një ditë pasi mbështetësit organizuan protesta mbarëkombëtare për të kërkuar kthimin e legjitimitetit kushtetues. /mesazhi/