Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Egjipt, Protestuesit bllokohen në një xhami të Kajros

Egjipt, Protestuesit bllokohen në një xhami të Kajros

egjipt

Rreth 700 mbështetës të presidentit egjiptian Muhamed Mursi janë bllokuar në një xhami pranë sheshit Ramses të Kairos, pasi ushtria dhe forcat policore kanë rrethuar zonën.

Tensioni në vazhdim vazhdoi edhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ngjarja po zhvillohet pikërisht në xhaminë Fateh.

Dëshmitarët brenda xhamisë tregojnë për Al Jazeera se janë rreth 700 njerëz që janë bllokuar në xhami dhe ata janë të gatshëm të largohen nga frika e arrestimit apo dhunës. Ata gjithashtu thanë se policia, ushtarët dhe banditët kanë bërë përpjekje për ti sulmuar ata, përderisa qindra njerëz ishin brenda, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Xhamia Fateh ka qenë kthyer në morg dhe spital fushor, ku kanë qëndruar qindra viktima të masakrës.

Dhuna shpërtheu nëpër Egjipt përsëri gjatë ditës së djeshme pasi mbështetësit e shumtë të Mursit zhvilluan protesta në kundërshtim ndaj dhunës policore të së mërkurës, që shkaktoi mijëra të vdekur.

Të paktën 127 njerëz u vranë vetëm dje në sheshin Ramses dhe anembanë vendit, kur forcat e sigurisë qëlluan mbi protestuesit paqësor.

Vëllazëria Myslimane tashmë ka bërë thirrje për një javë të protestave në të gjithë vendin, duke dënuar ngjarjet e fundit që ishin më të përgjakshmet në Egjiptin e kohëve të fundit.

/mesazhi/