Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Egjipt, anëtarët e Vëllazërisë dënohen me burgim të përjetshëm

Egjipt, anëtarët e Vëllazërisë dënohen me burgim të përjetshëm

Një gjykatë ushtarake egjiptiane ka dënuar 11 anëtarë të Vëllazërisë myslimane me burgim të përjetshëm. Sipas aktakuzës, ata dënohen për gjoja se nxitje të dhunës.

egjipt vellazeria muslimane

Dyzet e pesë anëtarë të tjerë të Vllazërisë u dënuan me nga pesë vite burg, dhe tetë të tjerë u liruan.

Vëllazëria Myslimane u themelua në vitin 1928 dhe u shpërbë zyrtarisht nga sundimtarët ushtarak të Egjiptit në vitin 1954.

Vëllazëria ka operuar për dekada të tëra si një organizatë e paligjshme, deri kur diktatori Hosni Mubarak u rrëzua në vitin 2011.

Lëvizja pastaj fitoi zgjedhjet e para demokratike, e më pas kulmuan në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Dy muaj më parë, ushtria ka rrëzuar presidentin Muhamed Mursi, gjë që nxiti protesta mbarëpopullore.

Që atëherë, shumica e lidershipit të lartë të Vëllazërisë janë arrestuar dhe ndeshen me akuza për gjoja se nxitje të dhunës. /mesazhi/