Segunda-feira, 18/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Edhe pse ata e harruan, Allahu nuk e harroj

Edhe pse ata e harruan, Allahu nuk e harroj
Edhe pse ata e harruan, Allahu nuk e harroj

Imami i Haremit të Mekkes, Abdurrahman es-Sudejsi tregon ngjarjen e një gruaje algjeriane e cila e vetmuar në aeroportin e Algjerisë qante sepse i kishte ikur aeroplani për në Mekke .
Ata e harruan, por Allahu i Madhëruar nuk e harroi. Ai urdhëroi të ndodhë e papritura.
Gjatë fluturimit, piloti dëgjoi zëra të çuditshëm në aeroplan dhe u detyrua të kthehej. Në aeroport u caktua gjendja e jashtëzakonshme, haxhinjtë detyrohen të zbresin dhe të vendosen në sallën nga ku ishin nisur, aty ku qëndronte gruaja duke qajtur. Imagjinoni habinë e saj kur ajo i pa ata para vetes. Mendoi se ishte në ëndërr. Kur inxhinierët e kontrolluan aeroplanin konstatuan se aeroplani ishte në rregull dhe se nuk ka kurrfarë problemi.
Paramendoni këtë, për shkak të një gruaje ndalen të gjithë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme dhe aeroplani kthehet përsëri në aeroport. Më shumë se 200 pasagjerë u detyruan të kthehen vetëm për shkak të kësaj gruaje!! Inxhinierët detyrohen ta kontrollojnë gjithë aeroplanin, vetëm për shkak të lotëve të sinqertë të cilët u ngritën drejt qiellit!!
Çfarë lutje ka bërë, që ta meritoj këtë? Dijeni… kur të gjitha dyert mbyllen, dhe kur të gjithë largohen, mbetet Allahu, mbetet lutja e sinqertë drejtuar Atij.”

(Visited 324 times, 1 visits today)
Top