Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Edhe Libia e njohu Kosovën

Edhe Libia e njohu Kosovën

Libia është shteti i 103-të që e ka njohur Kosovën. Kjo është njohja e dytë që ka marrë sot shteti ynë.

libia

Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia

Libia bëhet shteti i 103 që e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Lajmi është konfirmuar para pak çastesh kur ka përfunduar takimi mes Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij nga Libia, Ali Zeidan.

“Kemi pranuar edhe njohjen e dytë gjatë ditës se sotshme, ku pas njohjes së Kosovës nga shteti mik Grenada, Kosova tani u njoh edhe nga Libia”, ka thënë kryeministri i Thaçi.

Dy kryeministrat u pajtuan që në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Libia të themelojnë misionet diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët./Telegrafi/