Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ecja, problemët me ecjen si dhe këpucet me taka të larta



Ecja, problemët me ecjen si dhe këpucet me taka të larta

“Sipas Shoqates Ortopedike Amerikane për Kyq dhe Këmbë, njerëzit bëjnë mesatarisht deri në 10.000 hapa në ditë. Përdorimi i këpuceve me taka të larta zhvendos forcen e trupit nga shputa deri tek majat e gishtërinjëve.

Ekspertët tregojnë se këpucet me taka të larta me mbi 5cm e më shumë rrisin forcen stresuese në maje të shputes për 3-6 herë me shume se sa tek këpucet me taka me të ulta se 5cm.

Si rezultat i kësaj mund të vie deri tek formimi i kalluseve në shputë, formimit të ashtit në thëmber, deformimeve të shputes dhe gishtërinjëve, inflamacion të tendineve, pickimit të nervave të këmbes etj. Në fakt, gratë përbëjnë rreth 90% të ketyre problemëve me shputen e kjo si shkak i të mbathurave jo të duhura dhe me taka të larta.

Këto probleme mund të drejtojnë edhe tek disa probleme tjera si të gjurit, kërdhokulles dhe shumë shpesh probleme me pjesën e poshtme te shpinës. Kur ju ecni me këpucë të përshtatshme muskujt e këmbës shkurtohen dhe zgjaten normalisht për të krijuar lëvizje, ndërsa tek perdorimi i këpuceve me taka të larta muskujt janë gjithëmon me shkurtim të cilët pastaj drejtojnë tek ndonjë keq funksionim muskulor, eshtror apo nervor. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në dhimbje, ngurtësi, dhe demtime të strukturave përreth. ”





Këshilla: Mos praktikoni mbathjen e këpuceve me taka të larta në mënyrë që ti shmangeni këtyre problemëve. Fizio Plus

Foto nga Muzeu i Mjekësisë së Perandorisë Osmane, vjen ky mësim që edhe sot e kësaj dite nuk po respektohet edhe pse mjekët modern të njejten e thonë ..
Njerëzit gjithmonë dëshirojnë me lendu veten për qëllime të pavlera .. !!

(Visited 2 times, 1 visits today)