Terça-feira, 31/3/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E si të mos qaj?

E si të mos qaj?

Një herë Ahmed ibn Ebil-Hauari hyri tek Ebu Sulejman Ed-Darani dhe e gjeti duke qarë. Ahmedi i tha: “Çfarë të bëri të qash?”
Ebu Sulejmani ia ktheu: “E si të mos qaj?! Sikur t’i shihje namazfalësit e natës, duke u falur në mihrabët e tyre e lotët e syve nëpër faqet e tyre u kanë rrjedhur ndër këmbë, ndërsa i Madhërishmi që ndodhet shumë pranë thërret:
“Xhebrail! Unë e kam në kujdes të veçantë atë që shijon kënaqësinë e fjalëve të Mia dhe gjen çlodhje e rehati te bashkëbisedimi me Mua.
Përse o Xhebrail, nuk thërret tek ata: “Ç’është ky shqetësim që shoh tek ju? A mos vallë keni dëgjuar që i dashuri të dënojë të dashurin e tij?”
Si mund të ndodhë kjo që Unë i strehova disa njerëz dhe gjatë natës i gjeta të ngritur duke m’u lutur Mua. Pasha krenarinë Time, kur të vinë para meje, shpërblimi për ta është që Unë ta zbuloj për ta mbulesën nga Fytyra Ime dhe të më shikojnë kur i shoh.”

(Visited 119 times, 1 visits today)
Top