Segunda-feira, 18/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

…e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet!

…e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet!

E nëse i lutet dikush me të (kështu), Allahu i përgjigjet!

Në një hadith të Abdullah Ibn Burejdes (nga babai i tij) transmetohet se Muhammedi (s.a.v.s.) ka dëgjuar një njeri duke thënë: “O Allah, të lutem ma mundëso që të dëshmoj se nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje. Ti je i Vetmi, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për ndihmë, që nuk ka lindur dhe nuk është i lindur dhe që nuk ka askënd ortak.”
Në një hadith të Abdullah Ibn Burejdes (nga babai i tij) transmetohet se Muhammedi (s.a.v.s.) ka dëgjuar një njeri duke thënë: “O Allah, të lutem ma mundëso që të dëshmoj se nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje. Ti je i Vetmi, të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat për ndihmë, që nuk ka lindur dhe nuk është i lindur dhe që nuk ka askënd ortak.”
Më pas, Profeti (s.a.v.s.) tha: “Me të vërtetë, ai i është lutur Allahut me emrin e Tij më të madh. Nëse i kërkohet diçka me anën e këtij emri, Allahu e jep, e nëse i lutet dikush me të, Ai i përgjigjet.” [Në “El-Sunen” dhe në sahihun e Ibn Habanit. Transmetojnë Ebu Daudi (1493), Ibn Maxheh (38580), Et-Tirmidhiu (3475) etj.
Sa’d Bin Uekasi transmeton se Muhammedi (s.a.v.s) ka thënë: “Allahu i përgjigjet atij njeriu që i drejtohet me dua’në e bërë nga Dhin-Nuni, kur ishte në barkun e peshkut.” Kjo dua’ është: “Nuk meriton të adhurohet kush tjetër veç Teje! Ti je larg të metave! Vërtet, unë jam prej mëkatarëve.”
[El-Enbija 87; Transmetojnë: Et-Tirmidhiu (3500), El-Hakimiu (505/1), En-Nisaiu(755) , Ahmedi dhe Et-Taberaaniu (124) me zinxhir të mirë transmetimi. ]
Ibn Ebu Ed-Dunja përmend një hadith të transmetuar nga Enes Bin Maliku, i cili tregon: “Një tregtar prej ensarëve, i quajtur Aba Mi’lak, blinte dhe shiste mallra duke përdorur paratë e tij dhe të njerëzve të tjerë. Ai ishte njeri i mirë dhe i frikësohej Allahut. Njëherë, kur po merrej me punën e tij të zakonshme, përpara i doli një hajdut i armatosur, që i tha ‘Lëre këtu gjithçka që ke me vete, sepse do të të vras!’ Aba Mi’laku i tha: ‘Me paratë bëj ç’të duash, por me jetën time çfarë kërkon?”
Burri i armatosur iu përgjigj: ‘Paratë janë të miat, por dua edhe jetën tënde!’
Aba Mi’laku tha: “Nëse është kështu puna, më lër të paktën të fal katër regate namaz!”
Burri i tha: “Falu sa të duash.”
Kështu, Aba Mi’laku mori abdes e më pas fali namazin. Në sexhden e fundit, ai bëri një dua’ me këto fjalë ‘O i Dashur! O Zot i Arshit krenar! O Ti që bën atë që dëshiron! Të lutem, me krenarinë Tënde të pafund, me pronën Tënde të pashtershme, me dritën Tënde që mbush Arshin, më largo nga e keqja e këtij hajduti! O Ti, prej të Cilit kërkojmë ndihmë! Më ndihmo!’ Ai e përsëriti këtë dua’ tri herë. Papritur, aty erdhi një kalorës i cili kishte një shtizë të vendosur midis veshëve të kalit të tij. Sapo e pa, hajduti rendi ne drejtim të tij, por kalorësi e vrau. Më pas, ky i fundit u drejtua drejt Aba Mi’lakut dhe i tha: “Ngrihu!”
Aba Mi’laku e pyeti: “Kush je ti, të paça në vend të nënës dhe babait?! Allahu më ka ndihmuar sot me ty!” Kalorësi u përgjigj: “Unë jam një engjëll nga qielli i katërt. Kur bëre dua’në e parë, dëgjova zhurmën e dyerve të qiellit. Pasi bëre dua’në e tretë, m’u tha “Kjo është dua’ja e një njeriu që është në vështirësi.” Kështu, iu luta Allahut të ma ngarkonte mua vrasjen e tij (hajdutit).” El-Hasani thotë: “Atij që merr abdes, fal katër regate e më pas bën këtë dua’ do t’i vijë patjetër përgjigja, qoftë hallexhi ose jo.”
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me Xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur’an. E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.
(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët. [Et-Teube: 111-112]
Nëse njeriu bën lutje për vëllanë e tij fshehtas, engjëlli lutet që ajo të pranohet, duke thëne: “edhe ty si ai gjithashtu.” [Muslimi 2732 nga Ebu Derdai]
Shënohet te “Musnedi” i imam Ahmedit hadithi i transmetuar prej Amar bin Jasir, i cili ka falur njëherë një namaz të shkurtër, dhe për këtë dikush i ka folur. Ai është përgjigjur: Gjatë kësaj faljeje u luta me një nga format e të Dërguarit te Allahut (s.a.v.s): “O Allah, unë të lutem për hir të dijs Tënde mbi të fshehtën, të forcës Tënde mbi krijesat! Më jep jetë, nëse jeta është më e mirë për mua, dhe më vdis nëse vdekja është më e mirë për mua. O Allah, unë kërkoj të më japësh frikë ndaj Teje, në të fshehtë dhe haptas, dhe të lutem që të them fjalën e vërtetë kur jam i zemëruar dhe i kënaqur, të kërkoj rrugën e drejtë në varfëri dhe pasuri, të kërkoj mirësi që nuk shteron, të kërkoj kënaqësinë e shikimit në Fytyrën Tënde, të kërkoj (të më shtosh) mallin për takimin me Ty, pa vështirësi të dëmshme dhe as me ndonjë sprovë që të humbet. O Allah, na zbukuro me stolinë e besimit dhe na bëj njerëz udhëzues dhe të udhëzuar”. [(18351). E ka nxjerrë En-Nisai (53/3), Ibn Hibani (1971), Ibn Huzjemh tek “Et Teuhid” f (12) dhe El-hakim (524/1) me zinxhir transmetuesish të saktë.]
Thuhet në një hadith të saktë te “Sahihul Buhari” se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tregon se Zoti ka thënë: “Gjëja më e mirë, me të cilën me afrohet robi është me detyrën që ia kam ngarkuar. Vazhdon robi Im të më afrohet me falje vullnetare deri sa ta dua. Nëse Unë e dua, bëhem dëgjimi i tij, shikimi i tij, dora e tij me të cilën ai shtrëngon dhe këmba e tij me të cilën ai ecën (me Mua dëgjon, me Mua shikon, me Mua shtrëngon dhe me Mua ecën). Nëse më kërkon, i jap, nëse më kërkon ndihmë e ndihmoj. Nuk nguroj për asgjë ashtu siç nguroj për marrjen e shpirtit të robi Tim besimtar, i cili e urren vdekjen, por edhe Unë nuk dua që t’i bëj keq, por nuk ka ku shkon pa të.” (6502)
Thuhet në një hadith të saktë: “Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi dhe thotë: O Allah! Unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde. Udhëzimi im është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vendimi Yt dhe Ti je i drejtë në gjykimin Tënd. O Allah, të lutem me çdo emër Tëndin, që e ke quajtur Veten, që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, që e ke zbritur në librin Tënd apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të shpirtit tim! Bëje atë largues të dëshpërimit dhe të stresit tim!”
Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a ta mësojmë këtë dua’?”
Profeti (s.a.v.s) u përgjigj: “Po! Ai që e dëgjon, duhet ta mësojë atë.” [Transmeton Ahmedi (391, 452/1), Ibn Hibani (972), Et-Tebarani te “El-Kabir” (10352), El-Hakimi (509/1), Ebu Ja’la (5297) nga Ibn Mesudi me zinxhir transmetuesish të saktë.

Marrë nga Libri “Sëmundja dhe Ilaçi” i autorit Ibn Kajjim el Xheuzije
Përkthyes: Genc Plumbi

 

(Visited 401 times, 1 visits today)
Top