Quinta-feira, 9/4/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E mira prej tyre pritet dhe e keqja prej tyre nuk mund të vijë kurrë

E mira prej tyre pritet dhe e keqja prej tyre nuk mund të vijë kurrë

Aliu duke i treguar cilësitë e besimtareve te perkushtuar thotë: “Ata janë njerëzit e mirësisë, të folurën e kanë të vërtetë, të veshurën mesatare, të ecurin të thjeshtë, ata i ulin shikimet e tyre nga harami dhe dëgjimet i shfrytëzojnë për gjërat e dobishme, shpirtrat e tyre kur përjetojnë një fatkeqësi është njëlloj si t’u ishte kanosur një mirësi. E madhëruan Krijuesin në shpirtrat e tyre dhe të tjerët veç Tij u zvogëluan. Zemrat i kanë të mërzitura dhe e keqja nga ata nuk pritet, kërkesat e tyre në dunja janë të papërfillshme dhe shpirtrat e tyre i ruajnë nga gjërat e saj. Duruan ditë të numëruara dhe fituan rehati të gjatë. Gjatë natës këmbët e tyre i drejtojnë dhe lexojnë Kuranin, ashtu të ulur në gjunjë kërkojnë mëshirën dhe shpëtimin nga shkatërrimi. Nuk gëzohen me punët e mira e të pakta, e as nuk i quajnë shumë nëse bëjnë vepra të mëdha. Të frikësuar ndaj Zotit të tyre dhe të ndrojtur nga punët që bënë. Zbukurohen atëherë kur nuk kanë dhe durojnë në vështirësi, falënderojnë për mirësitë e dhuruara. Shpresën e kanë të afërt dhe gabimet të pakta, e mira prej tyre pritet dhe e keqja prej tyre nuk mund të vijë kurrë.”

(Visited 89 times, 1 visits today)
Top