Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

NGA SHKAQET E LUMTURISË

NGA SHKAQET E LUMTURISË

NGA SHKAQET E LUMTURISË

1. Vepra e mirë

Allahu i Madhëruar thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur.” (En-Nahl: 97)

2. Gruaja e ndershme

Allahu i Madhëruar thotë: “edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë.” (El-Furkan: 74)

3. Vendbanimi i gjerë

Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të ketë thënë: “O Zot, ma zgjero shtëpinë time.”

Me një hadith tjetër: “Katër gjëra janë nga lumturia: Gruaja e devotshme, vendbanimi i gjerë, fqinji i sinqertë dhe mjeti i udhëtimit i rehatshëm.”

4. Pasuria hallall

Përcillet me një hadith se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, të ketë thënë: “Allahu është i mirë, dhe nuk e pranon përveç asaj që është e mirë.”

5. Morali i mirë dhe butësia me njerëz

Allahu i Madhëruar thotë: “dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem.” (Merjem: 31)

6. Mbrojtja nga borxhet dhe nga teprimi në shpenzim

Allahu i Madhëruar thotë: “dhe ata që, kur shpenzojnë, nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen së mesmes.” (El-Furkan: 67)

Dhe poashtu tha: “Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.” (El-Isra: 29)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

(Visited 108 times, 1 visits today)