Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

A e ka kërcënuar Ivica Daçiq Jonuz Musliun?

A e ka kërcënuar Ivica Daçiq Jonuz Musliun?

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se askush nuk mund ta shantazhoj Serbinë edhe pse dikush mendon se mund të luaj me Serbinë – mashtrohet, qoftë edhe ai që quhet Jonuz Musliu.

ivica dacic

Lideri i LPD-së dhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliiu, në një intervistë për “Epokën e Re”, kishte deklaruar se gjatë takimit me kryeminstrin Serb, Daçiqi e ka kërcënuar atë.

“Asnjë kërcënim në bisedat me liderët shqiptar nga jugi i Serbisë nuk ka pasë, përveç nëse është kërcënim që gjithçka duhet të jetë në kuadër të kushtetutës së Serbisë dhe ligjeve srbe” ka thënë Daçiq për gazetarë gjatë qëndrimit të tij në Gaxhin Han, transmeton presheva.com.

Duke thënë se Musliu më herët ka kërkuar përkthyes, ndërsa tani kërkon që nuk mund të bisedoj pa prezencën e ambasadorit kosovar në Serbi, Daçiq ka thënë se ai nuk e ka ftuar atë (Jonuz Musliun) që ti shesë leksione politike “dhe ai nuk duhet të vij nëse vepron kështu”.

“Unë e kam përkujtuar atë se nuk ekziston ambasadori kosovar, dhe ai në biseda me të ka kushtëzuar që të zgjidhen problemet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në mënyrë të njejtë sikurse edhe serbët në veri të Kosovës” ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se në bisedimet ka tërheq vëmendjen se për shqiptarët e jugut të serbisë nuk ka pasë bisedime në Bruksel.

“Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë të mireseardhur, mirëpo askush nuk duhet të ndërmjetsojë ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe qytetarëve tanë” ka thënë kryeministri serb duke shtuar se në këtë takim ai nuk ka rdhë që me ta të bisedoj.

“Unë jam kryeministër dhe i kam caktuar takim me përfaqësuesit e tyre, pasi qeveria ka pranuar raportin e Trupit Koordinues që e drejton Zoran Stankoviq, dhe në të cilën gjendet 7 pika” ka thënë Daçiq.

“Nëse unë kam mundur të gjej gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, pse të mos gjej edhe me shqiptarët e Jugut të Serbisë” ka thënë Daçiq.

Kryeministri serb ka thënë se në takimet me përfaqësuesit shqiptar nga jugu i Serbisë nuk bisedon për çështje konkrete por për temat politike që ata i imponojnë. siç janë flamuri dhe të drejtat e saj.

Ai ka thënë se përfaqësuesit shqiptar para takimit me të kanë qenë tek kryeministri serb duke përsëritur që në bisedime me ta nuk ka pasë ngritje zëri, pasi siç thotë ai “unë nuk i kam ftuar ata që të grindemi”. /presheva.com/