Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E falënderoj Allahun, për Zotin je shumë e bukur

E falënderoj Allahun, për Zotin je shumë e bukur

Një ditë Umran bin Hatani shkon te bashkëshortja e tij. Umrani kishte pamje të keqe, të trishtueshme, ishte i shkurtër, ndërsa bashkëshortja e tij ishte shumë e bukur. Kur ai e shikoi, në sytë e tij bukuria e saj iu shtua edhe më shumë, kështu që ai nuk mund t’ia hiqte shikimin. Ajo i tha: “Çka ke?” – Ai iu përgjigj: “E falënderoj Allahun, për Zotin je shumë e bukur”. – Ajo ia ktheu: “Përgëzim, se edhe unë edhe ti, së bashku, do të jemi në xhenet”. – Ai tha: “Po ku e mësove këtë, nga e di ti këtë?” Ajo i tha: “Sepse jam fati yt e po e falënderon (Zotin), ndërsa unë jam e sprovuar me ty. E durimtari dhe falënderuesi, që të dy, janë xhenetlinj”.

(Visited 333 times, 1 visits today)