Sábado, 10/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

A e dini pse ngjyra e gjelber perdoret shpesh neper spitale !?

A e dini pse ngjyra e gjelber perdoret shpesh neper spitale !?

 

 

Ngjyra e gjelber eshte nje ngjyre e afert me ngjyren e kuqe. Ajo pershtatet me elementet mjekesore dhe nuk ka nevoje te bertase per te terhequr vemendjen. Ngjyra e gjelber e cila mundeson nje ambient me shume kontrast, zvogelon lodhjen e syve, dhe ben qe njollat e ndritshme te kuqe te gjakut te duken me pak te spikatura.
Cka eshte me interesante edhe nese e shikojme spektrin e ngjyrave do e gjejme ngjyren e gjelber si neutrale. 
Me heret eshte perdorur ngjyra e bardhe ne rrobat dhe carshafet mjekesore me ce rast kombinimi i dritave te fuqishme dhe te ndritshme operative dhe nje ambient plotesishte i bardhe kishte shpjere ne probleme me shikim apo me sakte lodhje te syve per kirurgun dhe stafin tjeter.
Qe nga viti 1950 dhe 196o shumica e spitaleve kane braktisur perdorimin e ngjyres se bardhe ne rrobat e operacionit dhe carcafet e sallave operative dhe kane zgjedhur lloje te ndryshme te ngjyres se gjelber.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .

Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

Ky është ndikimi i ngjyrës së gjelbër te njeriu.Vështro urtësinë e ALLAHUT në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër. A nuk është ajo, që zbuloi shkenca në kohët moderne, e njëjta gjë për të cilën tërheq vërejtjen Kur ’ani, kur pohon se, banorët e xhennetit gëzohen dhe kënaqen të veshur në jeshile të ulur në ndenjëse jeshile?

ALLAHU thotë në Kur ’an:” Ne do t’ju bëjmë të mundur atyre, që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se, ai (Kur ’ani) është i vërtetë” (Fusilet 53)./mjeksiaislame/

Tags: