Sábado, 21/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E DINI Ç’ËSHTË DASHURIA?!

E DINI Ç’ËSHTË DASHURIA?!

E DINI Ç’ËSHTË DASHURIA?!

Dashuria është Bilali, radijallahu anhu, i cili hoqi dorë nga ezani pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam…
Dashuria është Bilali, i cili u largua nga Medina sepse nuk duronte jetën në atë qytet pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam…
Dashuria është Bilali, i cili pasi nuk kishte vizituar një kohë të gjatë Medinën, pa në ëndërr Pejgamberin tek i thoshte: Ç’është kjo ftohje nga unë o Bilal? U zgjua Bilali duke qarë dhe u përgatit që të shkojë në Medinë…
Dashuria është Bilali, i cili kur mbërriti në Medinë natën dhe Hasani e Hysejni kërkuan prej tij që ta thërret ezanin e sabahut, u dridhë e gjithë Medina kur e dëgjuan zërin e tij. Si ajo ditë nuk kishte ndodhur në Medinë…
Dashuria është Bilali, nga i cili pati kërkuar Omeri, radijallahu anhu, që të thërret një ezan në ushtrinë e Shamit, por kur Bilali arriti të thoshte fjalët: “Eshhedu enne Muhammeden Rasulullah – Dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut” nuk mundej të vazhdonte derisa e gjithë ushtria filloi të qajë ndërsa Omeri ishte ai që qau më së shumti…
Dashuria është Bilal ibën Rebahu, i cili në çastet dhe dhimbjet e vdekjes thoshte: “Nesër do takoj të dashurit, Muhamedin me shokë”
O Allah na bashko nën hijen e Arshit tënd atë Ditë kur s’ka hije tjetër me këta burra, me prindërit tanë, me familjet tona, me ata që i deshëm për hir Tënd dhe me ata që na deshën për hir Tëndin!

Përktheu: Omer Berisha

(Visited 194 times, 1 visits today)
Top