Domingo, 18/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E dërgoi nënën në ambulancë, por e la në stehimore pleqësh – Ngjarje e rëndë

E dërgoi nënën në ambulancë, por e la në stehimore pleqësh – Ngjarje e rëndë

Kjo në vazhdim, të cilën do e lexoni, nuk është ndonjë legjendë e as tregim apo ndonjë përrallë, por një ngjarje e cila ka ndodhur vërtetë në mesin tonë, ku belbëzojmë shqip.

Ngjarja fillon kur një djalosh, nga presionet e vazhdueshme që vinin nga gruaja e tij, e cila nuk e duronte nënën e tij, të cilat ishin ankesa të përhershme që adresoheshin kundrejt nënës së tij, rezultuan në kërcënime të atilla sa që nga gruaja e tij të dëgjoj edhe këto fjalë: “Zgjedh, o mua, o nënën?”
Çdo mendim i keq që shkon në adresë të nënës, buron nga shejtani i mallkuar, andaj duke u bazuar në këtë parim, ky djalosh nuk shkonte drejt një zgjidhjeje të duhur, kështu që zemra e prishur e tij e prodhoj një ide.

Shkoi tek nëna e tij që t’a zbatonte këtë ide dhe duke e ditur se nëna e tij, vuante nga tensioni i lartë i gjakut, i drejtohet nënës së tij: “Hajde nënë se po të dërgoj tek mjeku për të ta kontrollu shtypjen e gjakut”

Nëna ngritet me ato vështirësi që mosha i’a kishte dhuruar dhe dalin për të shkuar tek mjeku që i propozoj djali i saj.

Arritën tek “ambulanca” dhe hyrën brenda saj dhe me të hyrë brenda e lë në dorën e një motre e cila për nga pamja kishte atributet e një motre medicinale, kështu që i drejtohet nënës dhe po i thotë: “Nënë po të lë tek doktorresha dhe pasi të të kontrollon shtypjen, unë kthehem dhe do vij të të marrë”
Nëna me pafajsinë e saj, dukej e kënaqur me përkujdesjen që i’a ofronte djali i saj, kështu që me një buzëqeshje emocionuese i drejtohet djalit të saj: “Ani birë, ani”

Djali i hutuar dhe me fytyrë të nxier, del nga ky objekt të cilën ky e quante ambulancë dhe shkon nga aty.

Tani, kjo nënë priste shërbimin e mjekut për të cilën edhe kishte ardhur dhe po i drejtohet aty një punonjëse me mantil të bardhë: Oj motër a po ma matë shtypjen e gjakut se ka kohë që jam duke pritur?

Punonësja: Si? ne nuk masim shtypjen e gjakut, por strehojm pleqët e braktisur!

Nëna e habitur: Po djali më solli këtu për matjen e shtypjes së gjakut!

Punonësja: Ti këtu nuk je në ambulancë, por jë në një strehimore për pleqë të braktisur, oj loke!?
Në atë momentë, nëna stepet nga trishtimi dhe sikur të shikonim brendësinë e saj, do dukej sikur po ndodhte një masakër apo gjenocid i rëndë në shpirtin e saj, kështu që me lot në sy dhe tej mase e trishtuar, doli nga ajo “ambulancë” që do duhej të i’a ulte shtypjen e gjakut dhe t’a shëronte.

Përreth kësaj strehimore të braktisurish, skajonte një rrugë tejmase e ngarkuar me vetura dhe kjo loke që më nuk ishte nënë e askujt, nga mërzia që kishte në vetëvete që edhe retë e qiellin e bëri të lotonte, i doli përpara një veture e cila rrugëtonte si zakonisht. Dhe shoferi me të parë se kishte përpara një plakë të gjorë, e ndali vrullëshëm veturën e tij dhe del nga makina dhe i drejtohet me habi kesaj plake të gjorë: “Oj loke a nuk e shef që isha duke të të shkelur?

Plaka ishte aq e mërzitur dhe me lot në sy, duke u dridhur : “O birë…. po për të më shkelur dola aman”

Shoferi: Si ka mundësi kështu, Çfarë halli ke?

Plaka e përlotur, nuk i besonte edhe vetes që i’a tregonte dikujt një tragjedi të tillë, që besa edhe nuk e kishte lexuar ndonjëher edhe vetë ajo, kështu që i’a tregoj ngjarjen shoferit se cfarë i kishte ndodhur.
Shoferi u emocionua aq shumë, sa që u përlot i tëri edhe ai, kështu që u trishtua aq shumë, sa që veprimin e parë që bëri ishte një telefonatë që i bëri familjes së tij. Shoferi në telefon, po i tregon familjarëve ngjarjen dhe i kërkonë atyre që t’a merrte me vete dhe t’a strehonte këtë plakë në shtëpinë e tij, dhe familja e tij pranuan këtë kërkesë dhe kjo plakë pastaj u strehua tek shtëpia e këtij njeriu të ndershëm.

Plaka, me trishtimin e madhë që e kishte përjetuar dhe nga shtypja e lartë e gjakut, pas tre sulmeve në zemër që pati, nuk arriti që t’a vazhdoi jetën e mjerë, kështu që vdiq dhe e la trishtimin e saj në këtë jetë.

Shkroi: Kerim Gashi

(Visited 86 times, 1 visits today)
Top