Sábado, 25/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

E dashura Nëna ime …!?



E dashura Nëna ime …!?

E dashura Nëna ime …!?

Shembulli i djaloshit që sjellet mirë ndaj Nënës..
Plakem, e për Nënën time jam gjithnjë I vogël, Ulem e te Ajo jam gjithnjë fëmijë.
E vetmja Ajo për mua ka derdhur lotë, qumësht dhe gjakë. Të gjithë më kanë harruar por jo edhe Nëna ime. Të gjithë më kanë lënë përveç Nënës sime.
Bota për mua u ndryshua por jo edhe Nëna ime. Për Zotin Nënë sa herë i ke fshirë lotët prej fytyrës kur kam shkuar në rrugë ? Sa netë i ke kaluar pa gjumë kur të kamë munguar ? Sa netë i ke kaluar pranë meje kur kamë qenë i sëmurë.

Nënë….

Kur kthehesha nga udhetimi më prisje në derë me sy të përlotur nga gëzimi. Ndërsa kur udhëtoja më percillje me pikëllim në zemër.

Nënë….

Më ke bartur në prehër me dhimbje dhe vuatje. Më linde me klithma dhe rënkime, më përqafove dhe më prite me puthje me buzëqeshje.

Nënë……

Asnjëherë nuk ke qarë derisa isha zgjuar. Nuk ke pushuar derisa nuk më ke parë mua të lumtur. Kur unë buzëqeshja, buzëqeshje edhe ti edhe pse nuk e dije shkakun. Ndërsa kur vija i pikëlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha i falur para se të gaboja dhe e harroje gabimin tim para se të kërkoja falje.

Nënë…..

Kush më lavderonte ti i besoje edhe sikur të më shpallëshin Mbret të njerëzve. Ndërsa kush më kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur të sillte dëshmitaret më besnik. Vetem ti ke qenë e preokupuar me brengën ndaj meje.





Nënë…..

Unë jam gjëja më e rëndësishme për ty, tregimi më i bukur, dëshira më e ëmbël, këto më bëjnë të ndjehem mirë. Ndërsa ti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallëngjimi për mua.

Nënë…..

Sikur të mundem që me lotë falënderimi ti lajë këmbët tuaja nga turpi.

Nënë…..
Do të doja sikur të mundem ta marrë vdekjen tënde dhe çdo gjë të këndshme që të ndodh.
Sakrifikohem për ty e di apo nuk e di….?

” Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Isra, 24)

Marrë nga libri ”Shkëndija të Urtësisë”

(Visited 52 times, 1 visits today)




Top