Tuesday, 20/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dy melekët vijnë tek varri dhe i thonë të vdekurit



Dy melekët vijnë tek varri dhe i thonë të vdekurit

Bera Ibn Azib (radijAllahu anhu) ka thënë në lidhje me ajetin:

يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ

”Allahu besimtarët i forcon me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër.”2

”Të qenurit i qëndrueshëm në jetën e kësaj botë dhe në botën tjetër, është atëherë kur dy melekët vijnë tek varri dhe i thonë të vdekurit:
”Kush është Zoti yt?”
Ai do të thotë:
”Allahu është Zoti im.”

Pastaj e pyesin:
”Cila është feja jote?”
Ai do të thotë:
”Islami është feja ime.”





Pastaj e pyesin:
”Kush është i dërguari yt?”
Ai do të thotë:
”Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është i dërguari im.” 

Kjo do të thotë që të forcohesh në këtë jetë.3