Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dy gjëra nuk mbesin përgjithmonë



Dy gjëra nuk mbesin përgjithmonë

Dy gjëra nuk mbesin përgjithmonë – rinia dhe forca.
Dy gjëra nuk ndryshojnë tek çdo njeri – natyrshmëria dhe fizionomia.
Dy gjëra i bëjnë dobi çdo njeriu – morali i mirë dhe zemërgjërësia.
Dy gjëra i bëjnë keq çdo njeriu – zilia ndaj të pasurve dhe zilia ndaj talentëve.
Dy gjëra tek të cilat teprimi dhe mangësia të dëmtojnë – ushqimi dhe pija.
Dy gjëra tek të cilat shtimi lavdërohet ndërsa pakësimi s’lavdërohet – adhurimi dhe bamirësia.

Përshtati: Valdet Kamberi





(Visited 21 times, 1 visits today)




Top