Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Allahu në Kuran thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer, 39:10) Le të kujtojmë pak se fjala […]
Allahu në Kuran thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer, 39:10) Le të kujtojmë pak se fjala […]
Durimi i Ejubit alejhi selam

Allahu në Kuran thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e toka e All-llahut është e gjerë, ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Zumer, 39:10)
Le të kujtojmë pak se fjala sabër ose durim vjen nga arabishtja dhe ka kuptimin të kontrollosh veten ndaj dëshirave më të ulëta. Sabri është ndër virtytet më të rëndësishme, pasi thuajse çdo gjë që bëjmë lidhet me të. Allahu në Kuran thotë: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. (Bekare, 2:155).
Në suren Sad, i Lartmadhërishmi thotë: “Dhe përmende robin Tonë, Ejubin, kur e luti Zotin e vet: “Shejtani më bezdis për shkak të sëmundjes dhe ndëshkimit!” Bjeri (tokës) me këmbën tënde- ja, ujë të ftohtë për larje dhe për pirje! Dhe Ne, nga mëshira Jonë, ia dhamë atij familjen e tij dhe po aq krahas tyre, si këshillë për ata që kanë mend.
Dhe merr me dorën tënde një tufë thuprash e rreh me të, por mos e shkel betimin tënd! Ne, e kemi parë se ai është i durueshëm. Sa rob i mrekullueshëm që ishte ai dhe pendohej shumë!” ( Sad, 41-44)
Komentuesit e Kuranit, historianët dhe disa të tjerë thonë: “Ejubi ka zotëruar shumë pasuri dhe sipërfaqe të mëdha toke në Buthejne, përkatësisht në Havran (në jug të Damaskut).”
Ibni Asakiri thotë se tërë ajo rrethinë ka qenë e tij dhe se ka pasur shumë fëmijë dhe anëtarë të familjes. Por, më pas ai është privuar nga të gjitha këto dhe është sprovuar me menyra të shumta në trupin e tij, prej të cilit vetëm zemra dhe gjuha i kishin mbetur të shëndosha, me të cilat i bënte dhikër Allahut të Lartësuar.
Por ai ishte durimtar i madh, mbështetej në Allahun dhe bënte dhikër ditë e natë, mëngjes e mbrëmje. Sëmundja e tij zgjati aq shumë, saqë e braktisën edhe miqtë më të afërt, prandaj është nxjerrë nga qyteti i tij dhe është lënë në një plehërishtë.
Njerëzit nuk e vizitonin më. Nuk mbeti askush për ta ngushëlluar përveç gruas së tij, e cila kujdesej për obligimet e veta ndaj tij dhe përkujtohej se si ai, para se t’i ndodhte kjo, ishte ndaj saj i mirë e i mëshirshëm.
Ajo dhe ai e duronin së bashku humbjen e pasurisë dhe të fëmijëve të tyre, fatkeqësinë që i kishte goditur dhe koprracinë e njerëzve të pasur pas lumturisë dhe mirëqenies që kishin më parë dhe respektit që gëzonin. Në një hadith sahih është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Sprovimet më të rënda nga njerëzit i përjetojnë Pejgamberët, pastaj njerëzit e mirë, pastaj më të mirët pas tyre, e mandej më të mirët pas këtyre. Njeriu vihet në sprovim sipas fuqisë së besimit të tij.
Nëse është i fuqishëm në besim, i zmadhohet sprovimi.”
Por Ejubit hallet vetëm se ia shtonin durimin dhe shpresën se do të shpërblehej për këtë si dhe falënderimin ndaj Allahut, prandaj durimi i tij dhe fatkeqësitë që e kishin goditur atë merren si shembull i pashoq.
Ibën Ebi Hatimi thotë: “Na ka treguar babai im, se i ka rrëfyer Ebu Seleme, këtij Xherir b. Hazimi se, Abdullah b. Ubejd b. Umejri ka thënë: “ Ejubi i kishte dy vëllezër.
Një ditë erdhën ta vizitonin, por nga kundërmimi nuk mundën t’i afroheshin, prandaj u ndalën mjaft larg tij, duke i thënë njëri-tjetrit: “Sikur të dinte Allahu se nga Ejubi do të kishte ndonjë hair, atëherë nuk do ta vinte në kësi sprovimi.”
Ejubi u pikëllua për shkak të këtyre fjalëve si kurrë ndonjëherë më parë e tha: “O Zot, Ti e di se kurrë nuk kam fjetur i ngopur duke e ditur se dikush është i uritur, prandaj vërtetoje se jam duke e thënë të vërtetën!”, e nga qielli, derisa këta të dy dëgjonin, u vërtetua kjo. Pastaj tha: “O Zot, Ti e di se kurrë nuk i kam pasur dy këmisha, duke e ditur se dikush nuk ka çfarë të veshë, e që njërën të mos ia jepja atij, andaj vërtetoje se po e them të vërtetën!”, e nga qielli, derisa këta të dy dëgjonin, u vërtetua edhe kjo.
Pastaj, duke i rënë Allahut në sexhde, tha: “O Zot, pasha madhërinë Tënde, nuk do ta çoj kokën time përderisa nuk më shëron!”
Dhe, me të vërtetë, nuk e ngriti më kokën derisa u shërua.”
Profeti Ejub ishte i durueshëm dhe e falënderoi Allahun gjatë gjithë kohës. Allahu e shpërbleu atë duke ia rikthyer shëndetin, pasurinë dhe familjen. Edhe pse mund të jetë e vështirë për ne që ndonjëherë të kuptojmë urtësinë pas caktimeve të Zotit, duhet të kemi parasysh se Zoti është i Drejtë dhe ajo që na godet ne është me Dijen e Tij dhe sigurisht ne do të shpërblehemi për durimin ndaj sprovës.
Shkruar nga Eglantina Muca
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
May 30, 2018 / By M.I Dhikri i mëngjesi – Mundohu ti thuash cdo dite
May 30, 2018 / By M.I Si të largojmë gurët në veshka për vetëm 10 ditë me ndihmën e melit ?
May 30, 2018 / By M.I Meleku i një fëmije
May 30, 2018 / By M.I Mos merrni frymë në enë dhe mos fryeni në të
May 30, 2018 / By M.I Nëna ime më gënjente, bashkëshortja e babait jo
May 30, 2018 / By M.I 8 Ushqimet më të mira për zorrët
May 30, 2018 / By M.I LARGOJE ZHGËNJIMIN NGA VETJA JOTE