Terça-feira, 12/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Durimi

Durimi

Durimi

Çdo semundje apo fatkeqesi qe e kap besimtarin, ajo eshte nje sprove e vogel per te, te cilen ai duhet ta kaloje me durim dhe mbeshtetje tek Allahu i Madheruar, duke marre shkaqet e ngritjes se fatkeqesise dhe duke ju lutur Allahut, i Cili ka ne dore gjithçka, si dhe duke qene i bindur se me kete fatkeqesi atij i fshihen gjynahet dhe i ngrihen gradet tek Allahu i madheruar, nese e kalon me sukses ate.
Allahu i Madheruar thote: “Patjetër që Ne do t’ju sprovojmë me diçka prej frikës, urisë, pakësimit të pasurisë, humbjes së jetës dhe pakësimit të të lashtave. Dhe përgëzoji të duruarit. Ata të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Të tillët kanë bekime dhe mëshirë nga Zoti i tyre, dhe të tillët janë të udhëzuarit drejtë.” [El Bekare, 255-257].
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Nuk ka njeri te cilin e kap nje fatkeqesi dhe ai thote: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” “O Zot! Me shperble per fatkeqesine time dhe ma zevendeso ate me me te mire se me pare!”, veçse Allahu e shperblen ate per fatkeqesine e tij dhe ia zevendeson atij me me te mire se ajo qe ka pasur.” [Muslimi, 1526].
Kur njeriun e ze nje fatkeqesi, ai duhet ta shuaje zjarrin e saj me disa gjera: Te jete i bindur se ajo qe e zuri nuk mund te mos e zinte, sepse Allahu thote: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.” [El Hadid, 22-23].
-Humbja e shperblimit te durimit dhe dorezimit tek Allahu, ne te vertete jane shume here me te medha se fatkeqesia. Dije, se sado qe te zgjase fatkeqesia apo semundja, pas saj do te vije lehtesimi dhe sherimi, prandaj mos e humb durimin dhe mos u shpreh keq, sepse ne çdo rast ti je i detyruar te durosh, por le te jete durimi yt duke i kenaqur nga caktimi i Allahut dhe duke shpresuar shperblimin Tij. Ai qe e ka derguar fatkeqesine tek ti eshte me i Urti i te urteve dhe me Meshiruesi i meshiruesve, dhe Ai (I lartemadheruari) nuk e ka derguar ate fatkeqesi tek ti per te shkaterruar, apo per te denuar e asgjesuar, por per te te kujtuar me qellim qe te sprovoje durimin tend, te kenaqurit me caktimin e Tij dhe besimin tend. Ta ka derguar ate me qellim qe te degjoje pergjerimin tend ndaj Tij, te shohe te trokasesh deren e Tij, te qendrosh para Tij me zemer te perulur dhe te ngresh ankesat e tua tek Ai

(Visited 35 times, 1 visits today)
Top