Terça-feira, 17/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duhanpirja pasive vret 600 mijë persona në vit

Duhanpirja pasive vret 600 mijë persona në vit

Duhanpirja pasive vret 600 mijë persona në vit
Studimi i parë i realizuar mbi duhanpirjen pasive ka dalë në përfundimin se ky fenomen shkakton mbi 600 mijë viktima anekënd botës çdo vit.
Një e treta e këtyre viktimave mësohet se janë fëmijë, shpesh të ekspozuar ndaj duhanit në shtëpi, thotë Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë.
Studimi i kryer në 192 vende, tregon se duhanpirja pasive është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët, të cilët rrezikohen nga sindromi i papritur i vdekjes foshnjore, pneumonia dhe azma.
Duhanpirja pasive shkakton probleme me zemrën, probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe kancer në mushkëri. “Kjo na ndihmon ne të kuptojmë numrin e vërtetë të viktimave nga duhani”, tha Armando Peruga i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Si pajojë e problemeve në sistemin e frymëmarrjes të shkaktuara nga duhani, çdo vit humbin jetën 165 mijë fëmijë, shumica në pjesën e Azisë Juglindore dhe në Afrikë. Studimi thotë se ky grup është më i ekspozuar ndaj duhanpirjes passive se çdo grup tjetër, kryesisht në shtëpitë e tyre.
“Përzierja e infeksioneve dhe duhanpirjes pasive, rezulton të jetë një kombinim vdekjeprurës”, theksoi Peruga. Ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive mendohet të ketë shkaktuar 379 mijë viktima nga problemet me zemrën, 165 mijë viktima nga problemet në frymëmarrje, 36 900 viktima nga azma dhe 21 400 viktima nga kanceri në mushkëri

(Visited 17 times, 1 visits today)
Top