Sexta-feira, 13/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur

Duaja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur

“Tha Zoti juaj : Më lutni Mua e Unë ju përgjigjem, e ata që bëhen  mendjemëdhenj ndaj adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehennem duke qenë të  nënçmuar.”   (Gafir : 60)

Duaja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqësitë, i mënjanon dhe i lehtëson në rast se ato ndodhin. Allahu e di çfarë fshihet në qoshet më të thella të zemrave tona, andaj pse të mos i nxjerrim jashtë lutjet tona, pse të mos i lëmë duatë të na bëhen si ‘ terapi ‘ për ne.

Kështu, ti kërkon prej Atij që të ka nën kontroll, Atij që të njeh ty më mirë se sa e njeh ti veten. Për gjithçka që dëshiron Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Duaja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur. Pra, bëni dua, o robër të All-llahut!”
Nga Enes b. Maliku r.a. trensmetohet se Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, ka thënë : “Mos pushoni në drejtimin e duasë, ngase askush nuk do të pësojë gjatë duasë !”

 

(Visited 223 times, 1 visits today)
Top