Domingo, 21/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja e nënës së hidhëruar më bëri mua Imam të Qabes



Duaja e nënës së hidhëruar më bëri mua Imam të Qabes

Imam Kalbaani – ish Imam i Qabes, në një konferencë në Londër
e tregoi këtë ngjarje mahnitëse:
Si fëmij, ai ishtë një djalë i pabindur dhe kështu ai e bëntë
nënën e tij shume nervoze. Por nëna e tij (Allahu e
mëshiroftë) ishtë një besimtare shumë e mirë dhe e dinte
fuqinë e lutjes (duasë).
Ajo e bëri shprehi që, cdo herë që ishte e hidhëruar me djalin
e saj, do e thoshte këtë dua:
”Allahu të udhëzoftë! Dhe të bëftë Imam të Qabes!”
Imam Kaalbani tha, ”dhe Allahu teala iu përgjigj duasë së saj
dhe unë shkova për tu bërë Imam i Qabes!”
Imam Adil Kalbaani është djali i një emigranti të varfër nga
Gjiri Persik. Në një intervistë të dhënë për New York Times,
Imam Kaalbani tha:
”Udhëheqja e namazeve në Xhaminë e Madhe është një nder i
jashtëzakonshëm , në esencë e rezervuar vetëm për Arabët
vendas gjak pastërt.”
Kështu, ai ishte befasuar kur e kishte marrë lajmin se Mbreti
Abdullah e ka zgjedhur atë si Imamin e parë të të racës së
zezë në Xhaminë al-Haram (në kohët e fundit), ai shtoi. Masha
Allah!
Dobia: Asnjëherë mos e nënvlerëso fuqinë e Duasë, pasi
vërtetë, nënvlerësimi i duasë është njëlloj me nënvlerësimin e
fuqisë së Atij që plotëson atë.
Gjithashtu mos harro se duaja e prindit nuk kthehet prapa,
andaj bëni dua të mira!
Mos i mallkoni fëmijët tuaj kur ata sillen keq..sepse mundë të
pendoheni. Ne njohim dikë që i kishte thënë djalit të saj ”më
mirë të kishe vdekë”, dhe më vonë u pendua kur djali i saj
vdiq po të njëjtën ditë. Subhan Allah !
Keni kujdes cfarë flisni të nderuar prind. Bëjeni shprehi të
shprehni dua të mira ndaju tyre..Po pra madje edhe kur jeni të
hidhëruar me ta!
Nga Ebu Hurejra, r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“ Tri lutje nuk kthehen mbrapa dhe për këtë nuk ka kurrfarë
dyshimi: lutja e atij që i është bërë padrejtësi, lutja e
udhëtarit dhe lutja e prindit për fëmijën e tij.”
(Shënon Tirmidhiu)





(Visited 48 times, 1 visits today)




Top