Terça-feira, 23/7/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Duaja e Davudit alejhi selam



Duaja e Davudit alejhi selam

Duaja e Davudit a.s

Tregohet se Davudi alejhi selam bënte dua:

اللهم يا رازق النعاب في عشه” ”
“O Zoti im, o furnizues i neabit në folenë e tij!”
“Neab” është zogu i vogël i sorrës në momentin që del nga veza. Ai ka ngjyrë të bardhë dhe kështu nëna e vet nuk e pranon për një kohë, e braktis derisa të marrë ngjyrën e prindërve të vet, të bëhet i zi si ata. Gjatë kësaj kohe Allahu e çon një krimb që i vendoset në sqep, të cilin e tërheq era e mirë e sqepit të tij, dhe ushqehet me të derisa t’i dalë ngjyra e zezë.
Këtë nuk ka mundësi ta bëjë askush tjetër pos Allahut.
هَلْ مِنْ خَالِقٍ غَيْرُ اللَّـهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۚ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ





“A ka ndonjë krijues veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?”

O Zot, mos na privo nga rrizku Yt për shkak të gabimeve tona, mundësona të fitojmë nga hallalli dhe të shpenzojmë në hallall!
O më i madhi i gjithësisë, çdonjërit nga ne që i janë shtuar hallet dhe dertet e kësaj bote, lehtësoja dhe hapja dyert e bereqetit Tënd. O Furnizuesi i gjithësisë!

(Visited 86 times, 1 visits today)




Top