Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 2)

Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 2)

images

Dr. Tedd Koren – E vërteta rreth vaksinimit (Pjesa 2)

 

– Në Kanada, Angli, Suedi – këto ishin vendet e para në të cilat u shfaq poliomieliti.

Jo në Indi, Afrikë apo Amerikë të Jugut.

Pse duhet fëmijët e shëndetshëm të vuajnë nga kjo? E pra, për shkak se atje kanë përdorur pesticide.

Polio është parë, tani, në vende si Nigeria, e cila është shumë e ndotur – industria petrokimike është shumë e zhvilluar atje.

Dhe Poliomieliti filloi të zhduket sapo filluan ndryshimin e ligjeve në lidhje me toksicitetin.

Asnjëherë nuk është provuar se e shkakton virusi. Kurrë nuk është izoluar virusi.

Dhe kam folur me shkencëtarë tjerë të kësaj fushe, po edhe njerëzit e kanë hulumtuar këtë; ata në mënyrë kategorike do të thonë: “Ne kurrë nuk e kemi izoluar virusin e poliomielitit”.

Kurrë nuk është provuar se “virusi i poliomielitit” shkakton poliomielitin.

 

– Ajo se çfarë shumica nuk e dinë është se, poliomieliti filloi të zhduket në vendet tjera ku nuk u përdor vaksina kundër poliomielitit. Ndërkaq vaksina e poliomielitit, në SHBA, iu atribua merita për zhdukjen e saj (sëmundjes).

 

– Kjo është thënë nga Robert Mendelson, një pediatër i njohur: “Nëse vaksina ka shëruar poliomielitin, atëherë si u zhduk poliomieliti në vendet tjera ku mezi është përdorur?”

 

– Shumë e vërtetë. Njerëzit e harrojnë këtë ose (dhe) e fshehin.

 

– Pra, kur ju keni fakte që nuk përshtaten me sistemin tonë kulturor të besimit …  … ne ose e ndryshojmë sistemin tonë të besimit – i cili është shumë i dhimbshëm, ose i injorojmë faktet.

 

– E çka nëse dikush merr një vaksinë dhe ajo fle në trupin tonë e që dëmi të ndodhë vetëm pas shumë vitesh?

 

– Kjo është interesante, përshkak se askush nuk realizoi studime të mëtejme tek fëmijët e vaksinuar.

Sa gjatë vëzhgohet fëmija, pasi ai të vaksinohet, në mënyrë që të shihet nëse vaksina është e dëmshme?

Dhe unë kam pyetur rreth kësaj në seminaret e mia. Dhe përgjigjeshin: “Një vit… dy… gjashtë muaj apo dhjetë vite!”

E pra, nëqoftëse ju shikoni vaksinën për Hepatitin B nga Marck, ata kanë vëzhguar fëmijët pas vaksinimit – rreth vetëm katër ditë.

Vëzhgimi më i gjatë ka qenë për njërën nga vaksinat e rubeolës: dy javë.

Kështu që edhe pse kushtet neurologjike, autoimune, kanceri dhe kushtet e tjera mund të zhvillohen pas një periudhe disa muajsh apo vitesh …

Dhe kjo kohë mund të zgjasë deri në tre vite, që fëmija të zhvillojë një situatë të tmerrshme dhe ne nuk e dimë se nga vjen apo thuhet se është “fat i keq” ose “gjene të këqija” – siç mjekët u thonë prindërve.

Dhe deri atëherë, fëmija tashmë mund të ketë marrë 50, 60 ose 70 injeksione.

Në fakt, mesatarja e fëmijëve 6 muajshe në Amerikë – deri në kohën që kanë gjashtë muaj, nëqoftëse ndjek orarin e paraparë të vaksinimit, duhet të marrë 45 injeksione. Apo 45 vaksina!

45 deri në moshën 6 muajshe!

E kjo të thotë se jemi më keq se çdo vend tjetër në botë.

Një shkencëtar kishte diskutuar për këtë me njerëzit… studimi është kryer në Skoci e Irlandë…

e sa herë që do të udhëtonte atje dhe do t’u fliste mjekëve të atëhershëm për orarin amerikan të vaksinimit, të gjithë mendonin se bënte shaka.

Ata nuk besonin! Thoshin: “Ju këtë e trilloni! Askush nuk duhet të injektojë tek fëmija me një sistem imunitar në zhvillim dhe të papjekur me kaq shumë vaksina!?

Ka disa avokatë të vaksinimit që janë shumë të zëshëm.

Dhe tashmë shumë vite promovojnë atë test apo sfidë.

Ata shkojnë te prodhuesit e vaksinave, mjekët e studiuesit, tek promovuesit e vaksinës, dhe u thonë atyre:

“Ne do t’ju japim 100 000 dollarë, me çek të verifikuar, nëqoftëse ju merrni të gjitha vaksinat që duhet t’u injektohen fëmijëve.”

Asnjëri prej tyre nuk u pajtua. Të gjithë thanë: “Më vjen keq. Jo, jo, jo!”

Ju mund ti injektoni fëmijët e vegjël, sepse ata nuk mund të shprehen me fjalë për atë që po ndodh.

Pra, kush merr më shumë vaksina e produkte farmaceutike në këtë vend? Ata që janë shumë të vjetër dhe ata që janë shumë të rinj: dy grupet më të pafuqishëm.

 

– Këtu ndoshta largohemi pak nga tema, por unë mendoj se është e rëndësishme për njerëzit që janë duke na shikuar. Qeveria e SHBA-së nxori diç të tillë si “vaksina kombëtare në reaksion” për prindërit të cilët …

 

– Pra, ju keni një sistem për raportimin e efekteve anësore të këqija rreth vaksinimit ku duhet paraqitur vaksinat … Ah, më lejoni t’ju tregoj për atë.

Dobitë kundrejt (dëmeve) rreziqeve.

E pra, që të dini raportin, ju duhet të dini rreziqet. Nëse vaksinojmë 1000 fëmijë dhe shohim se sa janë dëmtuar, atëherë ne i dimë dobitë kundrejt (dëmeve) rreziqeve.

E pra, askush nuk e di. Askush nuk e di se sa janë shanset që vaksina të dëmtojë fëmijën tuaj.

Kjo është arsyeja pra pse askush nuk e ka raportuar atë.

Një studim i FDA-së ka treguar se raportohet vetëm 1 nga 10 efektet anësore të dëmshme…

kështu që për dhjetë fëmijët që kanë pësuar dëme, vetëm njëri është raportuar.

Por kjo është një studim i qeverisë, kështu që ju duhet ta vëni në pikëpyetje.

Studimi i laboratorit Koenig që prodhon vaksina ose ka prodhuar më parë, gjetën se raportohen vetëm 1 prej 50 efekteve anësore të dëmshme.

Pra, nga 50 fëmijët e dëmtuar, vetëm një raportohet tek autoritetet.

Prandaj… ekziston edhe një tjetër studim për një vaksinë, e cila është tërhequr përfundimisht nga tregu, për të cilën vetëm 1 nga 500 efektet anësore negative është raportuar.

Si të dimë se sa fëmijë janë lënduar? Nëse nuk e raportojnë dëmtimin, ne nuk mund të dimë analizën e përfitimeve dhe rreziqeve apo siç disa e quajnë ata “analiza e dëm-dobisë (humbje-përfitimit)”.

Është e pamundur! Dhe si mund që mjeku i përgjithshëm të thotë: “E sigurt është të injektohet kjo vaksinë!”, përderisa nuk i raportojnë dëmet?

D.m.th. sa e sa fëmijë janë dëmtuar, sepse ata nuk e dinë nëse janë të sigurta.

Nëse një vaksinë dëmton 1 prej 2 fëmijëve, ndoshta prindërit duhet ta kenë vërejtur këtë.

Dhe nëqoftëse këtë nuk e vërejnë, atëherë le ta dinë këtë prindërit. Ose të paktën të bëjnë hulumtime, se ndërsa qeveria nuk bën kërkime.

 

– E pabesueshme!

 

– Dhe është e pabesueshme! Studimi i materialeve rreth vaksinave është si kur filloni për të ngrënë patate të skuqura.

Sa më shumë që bëni, aq më shumë vazhdoni të bëni. Unë isha i tronditur, i çuditur me të gjithë temën dhe ende jam i tronditur.

Unë jam i tronditur se në Amerikë lejohet një numër aq i vogël i njerëzve …

Kjo është arsyeja pse kjo shfaqje është e madhe, sepse ne kemi një forum aq të vogël, ku njerëzit mund të flasin për anën tjetër të ngjarjes.

Gazetarët marrin histori të tilla se si vaksinat janë diçka e madhe dhe nuk e shqyrtojnë atë.

Nuk shkojnë tek eksperti shkencor e ta pyesin: “Mund të na tregoni nëse kjo është një histori e vërtetë, a është e besueshme, a është shkencë e mirë?”

E dini se, çdo javë në lajme, Time, New York Times, Wall Street Journal e gazeta tjera, kemi nga një “zbulim mjekësor” të ri!?

Çdo javë shkruajnë duke përsëritur, “kanceri do të shërohet”. Çdo gazetës të ndryshme për çdo javë…

Pra, çfarë ka ndodhur!? Situata me kancerin është më e keqe se kurrë më parë!

Pse nuk shërohet!? Vetëm muajin e kaluar kemi pasur 42 ilaçe për të!

Çfarë ka ndodhur? Ilaçet nuk kanë funksionuar dhe kjo informatë nuk ka arritur në titujt e ballinave kur është tërhequr nga tregu.

Dhe, për fat të keq, nuk na paraqesin një histori të plotë. Do dëshiroja që media të ketë shkencëtarë të sinqertë që punojnë për ta.

Pra, kur Instituti Kombëtar për Kancer apo ndonjëra kompani farmaceutike të deklarojë: “Ky medikament apo vaksinë është e sigurt dhe efektiv”…

… persona të tillë të kenë mundësi të shikojnë dhe të vërtetojnë nëpër literaturë, e të tregojnë nëse artikulli është i vlefshëm (i vërtetë).

Unë jam abonuar në disa revista mjekësore dhe njerëzit më pyesin se, “përse e bën këtë?”

Dhe unë shpesh u shprehem: “E pra, për të qeshur.”

Sepse ju lexoni këta revista, një muaj apo një javë, siç janë AMA Journal apo New England Journal of Medicine apo çfarëdo tjetër,  dhe ju do të shihni artikuj në lidhje me atë se sa një ilaç është i shkëlqyer.

Në rregull, mirë. Ekzistojnë studime. Por më pas, 2 a 3 javë më vonë, ju keni një letër për redaktorin në të cilën shpërbëhet ajo histori.

Kështu rezulton se ai ishte studimi më i keq i kryer ndonjëherë dhe praktikisht e kërcënojnë autorin për pandershmëri e mashtrim.

Por, kjo nuk përfundon në titujt kryesorë si ajo 3 javë më parë.

Kështu që kur arrin demantimi, asgjë nuk thuhet. E, ndërsa gazetat dhe mediat duhet të jenë të vetëdijshme për këtë.

Se ajo që ne e quajmë “shkencë” në fakt është një botë e kundërshtimeve të zjarrta dhe mosmarrëveshjeve të mëdha rreth opinioneve.

(Visited 21 times, 1 visits today)
Top