Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dr Duvejk porosit – shpresoni për të mirë atë do t’a gjeni

Dr Duvejk porosit – shpresoni për të mirë atë do t’a gjeni

Mjeku i mirënjohur palestinez, dr. Xhemil el-Kuds ed-Duvejk, i cili metodologjinë e tij gjatë shërimit e ndërlidh me burimet e Islamit, Kur’anin dhe Sunnetin, shkroi si në vijim:

E Kam lexuar librin me titullin ‘Truri’, i cili në fakt është përmbledhje e studimeve shkencore, ku trajtohen studimet, analizat dhe regjistrimet precize të qelizave të trurit. Në studim janë përfshirë optimistët, njerëzit të cilët gjithmonë mendojnë pozitivisht.
Ata, gjërat që duan të ndodhin i kanë menduar sikurse kanë ndodhur. Çdo herë kur kanë menduar kështu, ndikonte pozitivisht në qelizat e trurit dhe e rriste komunikimin mes qelizave nervore deri në atë masë sa që komunikimi reciprok i qelizave nervore të afërta arrinte në mbi 10 mijë. Në rast të mendimit konstant pozitiv komunikimi mes qelizave arrinte edhe në disa miliardë. Kjo me vete përfshin formimin e valëve të trurit që kanë ndikim të fuqishëm në çdo gjë rreth vetes. Për këtë arsye kemi ndjenjën se disa njerëz me praninë e tyre përhapin valët e tyre të trurit tek njerëzit që i rrethojnë.
Nëse unë do të kisha vendosur për titullin e këtij libri, do ta titulloja: “Shpresoni për të mirën, atë do ta gjeni”.

(Visited 18 times, 1 visits today)
Top