Sábado, 19/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Doni të jeni burrë i mrekullueshëm, bëjini këto 10 gjëra për gruan tuaj

Doni të jeni burrë i mrekullueshëm, bëjini këto 10 gjëra për gruan tuaj

Të jesh një burrë i mrekullueshëm duhet të filloni të bëni këto gjëra për gruan tuaj në mënyrë të rregullt:

1. Rrini të përqafuar me të
Nevojat fizike midis burrave dhe grave janë kaq të ndryshme. Përqafimi është një fillim i mire për gruan tuaj.

2. Sillni darkë në shtëpi
Nëse ka qenë një ditë e keqe për gruan tuaj, gjëja e fundit që ajo do është të bëjë darkë.

3. Merruni me fëmijët duke i nxjerrë shëtitje
Një akt tjetër i ëmbël që është të dilni për një orë apo më shumë me fëmijët që lejon atë të qetësohet.

4. Silluni si një zotëri i vërtetë
Hapni derën e makinës për të saj çdo herë. Flisni me dashamirësi për të dhe për të tjerët.

5. Kërkojini asaj të dilni në takim
Është shumë më romantike kur i thua “Je e ftuara ime, sonte do të dalim bashkë “.

6. “Hidhni çokollatë dhe largohuni”
Ndoshta kjo nuk ju ka ndodhur kurrë por nëse e bëni këtë me gruan tuaj, ajo nuk do të jetë më e mërzitur.

7. Lëreni të flej
Nënat, janë kaq tepër të lodhur. Nëse je në shtëpi, lëre të marrë një sy gjumë. Nëse është e mundur, bëje çdo fundjavë.

8. Vlerësojeni dhe respektojeni
Edhe nëse nuk pajtoheni me mendimin e saj, ju duhet ta respektoni atë. Pastaj me mirësi flasim për mënyrën më të mirë për të trajtuar situatën. Shpesh puna e gruas dhe e nënës shkon pa u vënë re. Ajo e ka pastruar tre ose katër herë shtëpinë dhe ju nuk e dini. Rrobat tuaja të pista shfaqen magjike në dollapin tuaj të pastër dhe të palosur mirë. Tregoni që ju e çmoni të gjithë atë që bën për familjen tuaj.

9. Inkurajoni hobit e saj
të mbajë identitetin e saj duke e shtyrë atë që të bëjë gjërat që ajo pëlqen.

10. Mbajini dorën
Ta mbash përdore është vetëm një gjest i vogël fizik që tregon se sa e rëndësishme është për ju.

Burimi: FamilyShare
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 470 times, 3 visits today)
Top