Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
Dobitë e mëdha dhe të hollësishme gjenden në leximin e sures El Fatiha në shërimin e kafshimeve helmuese. E para, siç kemi thënë më sipër në këtë kapitull, zvarranikët dhe insektet e tjera helmuese bartin në vete veti të lindura, tepër të këqija dhe neveritëse. Arma e vetme e tyre për t’i mbajtur këto veti […]
Dobitë e mëdha dhe të hollësishme gjenden në leximin e sures El Fatiha në shërimin e kafshimeve helmuese. E para, siç kemi thënë më sipër në këtë kapitull, zvarranikët dhe insektet e tjera helmuese bartin në vete veti të lindura, tepër të këqija dhe neveritëse. Arma e vetme e tyre për t’i mbajtur këto veti […]
Dobitë nga leximi i sures El Fatiha si ruku

Dobitë e mëdha dhe të hollësishme gjenden në leximin e sures El Fatiha në shërimin e kafshimeve helmuese. E para, siç kemi thënë më sipër në këtë kapitull, zvarranikët dhe insektet e tjera helmuese bartin në vete veti të lindura, tepër të këqija dhe neveritëse. Arma e vetme e tyre për t’i mbajtur këto veti është kafshimi helmues dhe thumbimi vdekjeprurës. Më tej, këto lloj krijesash mund ta hedhin jashtë helmin e vet kur janë të nxitura nga ndonjë sulm i rëndë tërbues. Në anën tjetër, All-llahu i gjithëfuqishëm e ka krijuar ilaçin për çdo sëmundje, antidotin për çdo helm dhe gjithçkaje ia ka krijuar të kundërtën.
Siç kemi thënë edhe më herët, fryma e syrit magjepsës e godet reaksionin natyror në shpirtin e viktimës së vet. Në po këtë mënyrë, pas takimit të tyre, fryma e atij që prodhon ekzorcizëm (rukja)169 kalon nëpër frymën e viktimës dhe, në mënyrë instinktive, që të dytë ngriten për të kundërshtuar njëri-tjetrin, mu si reaksionet kimike të helmit dhe të antidotit të tij, kur ai depërton në trup që të luftojë dhe të eleminojë pasojat e helmit. Kjo zbulohet pikërisht sipas luftës natyrore ndërmjet rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut gjatë sëmundjes. Veprimi efikas i ilaçit varet nga fuqia e antidotit, duke supozuar se ai është ilaç i duhur, kurse, me lejen e All-llahut, lutjet e eleminojnë pasojën e helmit, ndërsa trupi kryen detyrën e nxjerrjes së helmit që ka mbetur.
E ngjashme me këtë është edhe reaksioni ndërmjet sëmundjes shpirtërore dhe ilaçit shpirtëror. Po kështu ndodh edhe në rastin e sëmundjes fizike dhe reaksionit të saj në ilaçin shpirtëror. Në këtë kuptim, përdorimi i fryrjes dhe i pështyrjes mbi viktimën nga personi që përdor ekzorcizmin, e ftoh trupin e viktimës dhe e lagështon ajrin, kur ata janë të lidhur me invokacione dhe lutje që dalin nga zemra e pasuruar e personit që bën ekzorcizëm nëpërmjet gojës së tij. Ndërsa, në këtë rast, veprimi efikas i lutjes përzihet me frymën dhe pështymën e tij dhe ato e arrijnë të bëhen më të fuqishme. Në të vërtetë reaksioni kimik në përzierjen e lutjeve dhe pështymës është i ngjashëm me përzierjen e ilaçeve të komplikuara. Kur fillon njëherë (ai ilaç i komplikuar), shkrirja e tij prodhon pasoja (telashe) njësoj si të shkaktarit.
Fryma e njeriut që bën ekzorcizëm e sulmon shpirtin e keq magjepsës me ashpërsi të theksuar dhe veprimin e syrit të keq e konsideron si diçka të neveritshme dhe të urryer, që nuk mund ta durojë dot. Sa më e fuqishme të jetë fryma, besimi, pastërtia dhe lutjet e personit që bën ekzorcizëm, aq më e fuqishme është rukja e tij. Përdorimi i pështymës kundër syrit magjepsës bëhet gjithashtu me qëllim të luftimit të thumbimit të akrepit dhe kafshimit letal të gjarprit.
Edhe shpirtrat e mirë dhe të këqij e përdorin pështymën e tyre. Për këtë magjistarët, në disa forma të magjepsjes, lidhin nyja dhe pështyjnë mbi ta derisa t’i thonë mallkimet. Kjo është shënuar mirë dhe qartë në versetin në të cilin kërkohet ndihma e All-llahut për mbrojtje kundër së keqes dhe magjepsjes së atyre “që fryjnë mbi spango….” (Kur’ani 113:4) derisa t’i thonë mallkimet. Kjo ndodh për shkak se fryma (nefs) ballafaqohet me luftën e mundshme dhe shkrihet me gjendjen e tërbimit dhe bëhet luftëtar i ashpër i cili i hedh shigjetat mbi kundërshtarin. Ndërsa pështyma e tij, që ndiqet nga një sasi pështyme, rrit efikasitetin e qëllimit të përkeqësimit. Ndonjëherë magjistarët e përdorin pështymën e tyre, duke e zëvendësuar me nevojën që të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë vizuel me viktimën. Kjo bëhet me ndihmën e exhinëve të këqij nëntokësorë. Për ta përballuar këtë, meleqtë e bekuar dhe të mirë i kundërvihen këtij imponimi duke e refuzuar përmes leximit të verseteve të Kur’anit dhe fryrjen e këtyre fjalëve të shenjta kundër tyre, si dhe duke e shoqëruar me pështymë këtë lexim. Në këtë luftë do të fitojë dhe do të dominojë një luftëtar i fortë.
Betejat e shpirtrave dhe instrumentet e tyre janë të ngjashme me ato të betejave materiale, me armët dhe luftërat e tyre. Fusha e luftës është toka e ballafaqimit të tyre me armikun së bashku me armët dhe ushtarët e tyre. Megjithatë, kur individi është i përshkuar nga ndijimet e veta fizike, ai nuk mund ta njohë praninë e shpirtrave, ndikimin e tyre, reaksionet dhe qëllimet për shkak se dominojnë ndijimet trupore. Prandaj, ai është tepër larg njohjes së botës së shpirtrave, të ligjeve, qëllimeve dhe synimeve të tyre. Shkurt, nëse besimi, shpirti dhe fryma e dikujt janë të fuqishëm dhe nëse përputhen me thelbin e sures El Fatiha, kurse me lejen e All-llahut, dhe duke lexuar fjalët e tij të shenjta njëkohësisht me fryrjen mbi individin përkatës, që e shoqëron pështyma mbi viktimën, me vullnetin e All-llahut, një lexim i këtillë do të nxitë reaksionin e shpirtrave të këqij dhe do të shkaktojë eleminimin e veprës së tyre të shëmtuar, kurse All-llahu e di më së miri.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
June 27, 2016 / By M.I Kjo lutje thuhet 7 here në mëngjes dhe mbrëmje
August 24, 2016 / By M.I Dua shqip për prishjen e magjisë
September 4, 2016 / By M.I Ndaloni fotografimin e fëmijeve tuaj, shtëpive dhe jetës tuaj
December 26, 2016 / By M.I Nëse je n’depresion të thellë bëje këtë
November 24, 2016 / By M.I UDHËZIMI PROFETIK NË LARGIMIN E ERËS SË KEQE NGA GOJA
December 17, 2020 / By M.I Rukje – Sureja Bekareh, Shejh Khalid El-Hibshij
December 16, 2020 / By M.I Simptomat të cilat tregojnë se shtëpia është e goditur nga sihri
December 15, 2020 / By M.I Rukje kundër magjisë në lukth (e ngrënë apo e pirë)
December 12, 2020 / By M.I Rukje – Përsëritje e dy ajeteve për prishjen e magjise
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
January 10, 2020 / By M.I Vrasja e skifterit përse e urdhëroi Profeti (savs)?
December 27, 2019 / By M.I Shpikësi i aeroplanit eshte shqiptar , a e ke ditur ?
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
December 18, 2019 / By M.I Simptomat dhe shenjat e shtëpisë ku është bërë sihri
April 21, 2016 / By M.I Pse na dhemb koka?
April 21, 2016 / By M.I KUR PËR TY KONSIDEROHET E META E METË ?!
April 21, 2016 / By M.I Mjeku etik (taba’i’i)
April 21, 2016 / By M.I Rregullat e diagnozës mjekësore dhe trajtimi
April 21, 2016 / By M.I Rënia në peshë – kokteijl me limon dhe mente
April 22, 2016 / By M.I Përbërësit e mjaltit
April 22, 2016 / By M.I PESË ERRËSIRAT DHE FENERAT E SAJ!!
April 22, 2016 / By M.I MOS E LEJO NJË GJË TË TILLË
April 22, 2016 / By M.I Planifikimi i dietës