Segunda-feira, 11/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë nga kripa

Dobitë nga kripa

kripa
Sa i përket pasojave të mjekësisë natyrore dhe përdorimit të kripës së raktifikuar, ajo është përdorur si antidot kundër helmi të nxehtë dhe të ftohtë. Ajo e thith helmin dhe e zbërthen. Është efikase sidomos kundër thumbimit helmues të akrepit. Ibn Sina (Avicena) ka porositur që të bëhet një krem me kripë dhe fara liri dhe të përdoren si kompresa të nxehta. Mjekët e tjerë të traditës e përmendin gjithashtu kripën dhe e përshkruajnë vetinë e saj për të tërhequr dhe zbërthyer helmet, dhe dobinë e saj si purgativ në stimulimin e vjelljes, për përmirësimin e oreksit ose si pije fuqidhënëse. Përdorimi i tepruar i kripës shkakton kromën, ndërsa përdorimi i lehtë i saj zbukuron ngjyrën e lëkurës. Kripa është përdorur gjithashtu në zbutjen e ujit të larjes dhe si konservans dhe stabilizator.
Duke qenë se thumbimi i akrepit shkakton ndjenjën e djegies dhe kërkon ftohjen e vendit të thumbuar, thithjen dhe zbërthimin, atëherë përdorimi i kripës ose i ujit të njelmët, dhe vënia mbi plagën, bën që ajo të shërohet ngadalë.
Imam Muslimi në përmbledhjen e vet të haditheve sahihë ka shënuar transmetimin e Ebu Hurejres, i cili ka treguar sesi një njeri kishte shkuar tek i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., dhe i kishte thënë: “O i Dërguar i All-llahut, mbrëmë më ka thumbuar akrepi!” I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., i kishte thënë: “Sikur ta kishe thënë këtë lutje para se të bëje pushimin e ditës: ‘Kërkoj mbrotje tek fjalët e përsosura të All-llahut nga çfarëdo e keqe që del nga krijesat e Tij’, nuk do të të bënte dëm asnjë e keqe!”172
Individi do të duhej ta kuptonte se ilaçet shpirtërore janë efikase në të dy rastet: para dhe pasi të ketë ndodhur e keqja. Leximi i rregullt i lutjeve mund ta pengojë këtë edhe pasi të ketë ndodhur, por e keqja do të zhduket me lejen e All-llahut, ndërsa përdorimi i lutjeve pasi të ndodh e keqja, e eviton të keqen dhe nuk e lë të ndodhë. Nga ana tjetër, përdorimi i ilaçeve natyrore mund të jetë efikas pasi të ketë ndodhur e keqja. Pra, leximi i rregullt i lutjeve për mbrojtje (ta’viza) mund ta pengojë shkaktarin ose t’i zvogëlojë pasojat. Shkalla e efikasitetit të këtyre lutjeve, përveç të tjerash, varet nga leximi i mbrojtjes së vërtetë, fuqisë ose dobësisë së saj.
Prandaj, leximi i rukjeve të përcaktuara saktësisht, mbajtja e hajmalisë ose thënia e lutjeve është përdorur për ruajtjen e shëndetit ose mposhtjen e sëmundjes. Sa i përket qëllimit të parë, Aisheja , r.a., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e kishte zakon të lexonte suren Ihlas dhe El Mu’avezetejn (Felek dhe Nas), pastaj i frynte shuplakat e duarve dhe me to fërkonte fytyrën dhe pjesët e tjera të trupit deri ku mund të mbërrinin duart.173 Në hadithin tjetër në Uvza Ebi Derdi është shënuar se i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., para se të bënte pushimin e ditës, lutej: “O All-llah, Ti vërtet je Zoti im. Nuk ka zot tjetër përveç Teje. Unë besoj tek Ti dhe Ti je Zoti i Fronit madhështor”. Ne më herët e kemi shpjeguar këtë lutje të të Dërguarit të All-llahut dhe ai që e lexon në mëngjes nuk do t’i ndodhë asnjë e keqe deri në mbrëmje, kurse kush e lexon në mbrëmje, asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë deri në mëngjes.174
Është shënuar Në Dy sahihët, ku thuhet se ai njeri që i lexon dy versetet e fundit të sures El Bekare në mbrëmje, do të ketë mbrojtje të gjerë.175 Këto dy versete në përkthim do të thonë:
“I Dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij , e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thanë: ‘Iu përgjegjëm (thirrjes) dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.
Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos nga ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtarë!” (El Bekare, 285-286)

Në Sahih-un e Muslimit është shënuar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Kur dikush shkon në një vend dhe thotë menjëherë: ‘Kërkoj mbrojtjen me fjalët e përsosura të All-llahut nga çfarëdo e keqe që mund të shkaktohet nga krijesat e Tij’, nuk do t’i ndodhë asnjë e keqe gjatë kohës sa qëndron në atë vend”.176
Po kështu, në Sunenin e Ebu Davudit, është shënuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., kishte zakon të lutej në mbrëmje kur ishte duke shkuar diku: “Më dëgjo, oj tokë! Zoti im dhe Zoti yt është All-llahu. Kërkoj mbrojtje nga Ai nga e keqja jote, nga çfarëdo e keqe që ecën nëpër ty. Kërkoj mbrojtjen e All-llahut nga luani ose nga çdo egërsirë, nga gjarpri dhe akrepi, nga çdo banor i keq i këtij vendi dhe kërkoj mbrojtjen e All-llahut nga cilado qoftë krijesë dhe nga ajo që mbart ajo krijesë”.177 Sa i përket llojit tjetër të rukusë, e kemi shpjeguar edhe më sipër. 

(Visited 38 times, 1 visits today)
Top