Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Simptomat e xhinit të dashuruar
Nëna e tij e thirri….!?
Ma bën hallall…
Në tri gjëra mos e humbë kohën tënde
Dashuri dhe besnikëri
- ticket title
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
- Pasi te hani bamje ja cfare i ndodh trupit tuaj! Ja çfarë ndodh pasi hani bamje.
Ekziston pajtueshmëria e përgjithshme se shfrytëzimi i të arriturave të mjekësisë është hallall. Disa thonë e kjo është edhe e preferueshme. Argument për këtë thënie kanë hadithin: “Shfrytëzoni mjekësinë.” Po ashtu është e njohur se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ka shfrytëzuar ilaçet, si në sëmundje, ashtu edhe kur ishte i shëndoshë. Kur ishte […]
Ekziston pajtueshmëria e përgjithshme se shfrytëzimi i të arriturave të mjekësisë është hallall. Disa thonë e kjo është edhe e preferueshme. Argument për këtë thënie kanë hadithin: “Shfrytëzoni mjekësinë.” Po ashtu është e njohur se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ka shfrytëzuar ilaçet, si në sëmundje, ashtu edhe kur ishte i shëndoshë. Kur ishte […]
Dobitë e mjekësisë
By M.I

Ekziston pajtueshmëria e përgjithshme se shfrytëzimi i të arriturave të mjekësisë është hallall. Disa thonë e kjo është edhe e preferueshme. Argument për këtë thënie kanë hadithin: “Shfrytëzoni mjekësinë.”
Po ashtu është e njohur se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i ka shfrytëzuar ilaçet, si në sëmundje, ashtu edhe kur ishte i shëndoshë.
Kur ishte i shëndoshë, i hante hurmat, kungujt dhe shalqijt. I hante me masë, pushonte pas drake dhe i bashkonte dy namaze. Po ashtu pinte lëng të fikut, rrushit të thatë ose prej pemëve të ngjashme.
Ndonjëherë ishte edhe i sëmurë dhe siç transmeton Aisheja, radijall-llahu anhu, vinin shumë mjekë, arabë dhe joarabë për ta shëruar.
Hishami i ka thënë Aishes, radijall-llahu anha, se është mahnitur me njohuritë e saj të mjekësisë dhe shkathtësinë e përdorimit të ilaçeve. E ajo i është përgjigjur: “Kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, sëmurej, vinin shumë mjekë për ta shëruar dhe prej tyre e kam mësuar gjithë këtë.”
Ka`bi ka thënë: “All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë: `Unë e jap shëndetin dhe ilaçet, pra le t`i përdorin njerëzit ato`”
Por, ka edhe një grup të cilët konsiderojnë se duhet shmangur mjekësinë. Po ashtu ka edhe një thënie të Ahmedit ku ai thotë se duhet shmangur mjekësië. El-Mervezi në veprën Ehadith ka thënë: “Është hallall ta përdorim mjekësinë, por është më mirë t`i shmangemi asaj.”
Një here e kanë pyetur Ahmedin se a duhet të kujdesen për njeriun i cili ishte shumë i sëmurë, por e refuzonte trajtimin e mjekësisë e ai ka thënë: “Jo, sepse ky njeri është mbështetur në All-llahun.”
Në një rast tjetër, Is`haku e ka pyetur Ahmedin se a duhet njeriu i cili është i sëmurë të marrë ilaçe apo duhet t`i refuzojë, e ai ka thënë: “Do të isha më i gëzuar sikur ai të mbështetej në All-llahun, subhanehu ve teala, e të refuzonte marrjen e këtij ilaçi.”
Ibn Abbasi transmeton se një grua i ka ardhur Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, dhe i ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, lute All-llahun të më shërojë.” E ai është përgjigjur: “Unë do ta lus All-llahun dhe Ai do të shërojë, por nëse je e gatshme t`i durosh dhembjet, do të fitosh në Xhennet.” Gruaja atëherë tha: “O i Dërguari i All-llahut, atëherë mos e lut, jam e gatshme t`i duroj dhembjet.” Këtë hadith e kan regjistruar Buhariu dhe Muslimi.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ka shtatëdhjetë mijë prej ummetit tim që do të hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari. Ata janë që asnjëherë nuk e kanë përdorur hekurin e nxehtë për shërimin e plagëve, nuk kërkonin shërim (permes shkrimeve e hajmalive etj.), që nuk parandjenin (nuk binin në pesimizëm kur zogu kalonte në anën e majtë apo kur macja e zezë ua prente udhën etj.), dhe ata që janë mbeshtetur në All-llahun.” Këtë hadith e ka transmetuar Buhariu
Alaudin ibn el-Atari ka cituar fjalët që vijojnë të autorit të këtij libri: “Të gjithë muslimanët janë të pajtimit se nuk është obligim të merret ilaçi, por në anën tjetër kemi hadithin të cilin e transmeton Ahmedi ku qëndron se është obligim. Këtë hadith e ka transmetuar Ibn Tjemijje e në të thuhet: `Shfrytëzojeni mjekësinë, sepse ajo është hallall”.
Ka një tregim mbi Ebu Bekrin, radijall-llahu anhu, të cilin e kanë pyetur se a t`ia sjellin mjekun, e ai është përgjigjur se ai vetëm se e ka vizituar. E kur e pyetën se çfarë i ka thënë mjeku, ai është përgjigjur: “Mjeku më tha: `.. vërtet Zoti yt punon çka dëshiron”. (Hud:107)
Ebu Derdanë e kanë pyetur: “Për çka ankohesh?” Ai është përgjigjur: “Për punët e këqija.” Atëherë e kanë pyetur: “Çfarë don?” Është përgjigjur: “Mëshirën e Zotit tim.” E kur e kanë pyetur se a t`ia sjellin mjekun, ai ka thënë: “Vetë mjeku është ai që më ka bërë të sëmurë.”
Disa nxënës shkuan në vizitë te mësuesi i tyre dhe e pyetën se a dëshiron t`ia sjellin mjekun, e ai është përgjigjur: “Edhe sikur ta përdorë gjithë diturinë e tij dhe ilaçet për të më shëruar, mjeku nuk mund ta ndryshojë atë që më është caktuar.”
Autori i këtij libri vëren se varësia e vërtet është – varësia e zemrës që mbështetet në All-llahun. Kjo nuk është në kundërshtim më rrugët dhe mënyrën e shërimit, e shumica e tyre varen nga ndonjë send. Pra, mjeku i urtë do të bëjë atë që duhet bërë, e pastaj do të mbështetet në All-llahun kur është në pyetje rezultati përfundimtar.
All-llahu i Lartësuar thotë: “… dhe te t`i bartin armët…” (Nisa:102)
Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mbështetu në All-llahun, por prapë lidhe devenë tënde.”
Po ashtu ka thënë: `Mbyllni dyert, e unë do të fshihem në shpellë tri ditë`
Ndoshta ndonjë sëmundje do të bëhet kronike, e ne do të bëhemi të varur nga ilaçi i tij. Ndoshta ndonjë ilaç do të ndihmojë, e ndoshta edhe jo!
Xhelaluddin Abdurrahman es-Sujuti
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
September 28, 2014 / By M.I Veprat intime në bashkëshortësin sipas Islamit
-
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
-
November 29, 2014 / By M.I Heqin qafe puçrrat në fytyre dhe përhapja e urdhjave për 24 orë
-
February 17, 2019 / By M.I A mund të jetë dikush që mund të zërë vendin e nënes?
-
February 16, 2019 / By M.I Simptomat e xhinit të dashuruar
-
February 15, 2019 / By M.I Nëna e tij e thirri….!?
-
February 14, 2019 / By M.I Ma bën hallall…
-
February 12, 2019 / By M.I Në tri gjëra mos e humbë kohën tënde
-
February 11, 2019 / By M.I Dashuri dhe besnikëri
-
February 10, 2019 / By M.I Kisti Indian është për shtatë shërime
-
February 9, 2019 / By M.I Gjith ai deshperim u shnderrua ne nje gezim te pa pershkruar per te
-
February 7, 2019 / By M.I Kujdes nga përdorimi i tepruar i sheqerit
-
February 6, 2019 / By M.I Anija me vela
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
May 27, 2014 / By M.I Nëse teshtinë më tepër se tri herë
-
May 28, 2014 / By M.I Ilaçi i mësyshit dhe sihrit
-
June 6, 2014 / By M.I A e keni ditur !?
-
March 6, 2014 / By M.I 5 Ushqimet e ndaluara nga Kurani
-
March 30, 2014 / By M.I Per lëkuren e thatë
-
-