Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Dobitë e çajit dhe kafes



Dobitë e çajit dhe kafes

Burimet bashkëkohore mjekësore pajtohen rreth asaj se kafeja e nxit krijimtarinë e njeriut nëse mirret në sasi të vogla ose të arsyeshme (30-200ml në ditë).
Kafeja, p.sh., nxit të menduarit, siç thotë dijetarja amerikane Xhudit Vartman, dhe e rrit elasticitetin e trupit. Mirëpo, ajo mund të jetë pengesë në punën që kërkon shkathtësinë e gishtave, siç është futja e perit në gjilpërë, gjuajtja në cak, etj.
Kafeja dhe çaji mund t’ua përmirësojnë disponimin disa njerëzve. Këto lëngje te disa mund të ndikojnë në mënyrë antidepresive.

Konsumimi i tepërt i kafes dhe çajit

Konsumimi i 300 mg kofein në ditë është i tepruar. Kjo don të thotë pirja e 5 filxhanave të kafes instant që përmban deri në 60 mg të kësaj materieje.
Ai që pin 10 filxhana të çajit të thjeshtë (që përmbajnë nga 30 mg kofeinë) konsumon shumë kofeinë.
Kafeja dhe çaji ndikojnë ndryshe te njerëz të ndryshëm e ndonjëherë edhe personi i njëjtë reagon ndryshe në këto pije.
Ai që i konsumon në sasi të tepruar këto pije, ndjen tension, shqetësim, zemërim, pagjumësi… kurse sasitë ekstreme të konsumimit të kofeinit (mbi 500 mg në ditë) sjellin: tronditje (turbullim) dhe agresivitet, nervozë, pagjumësi, plogështi si dhe mund të sjellë edhe çrregullimin e punës së zemrës.

Disa indikatorë flasin se konsumimi i tepruar i kafes dhe çajit e rrit nivelin e kolesterinës në gjak. Një numër i madh studimesh tregojnë në ekzistimin e lidhjes mes kafes dhe kolesterinës derisa të tjerat e mohojnë këtë. Është evidente se konsumimi me masë i kafes nuk ka ndikim të dukshëm në kolesterinën.

Disa dijetarë u rekomandojnë personave që kanë pasur infarkte të mos pinë më tepër se katër filxhana kafe të huaj në ditë. (Me kafen e huaj kuptohet kafja që konsumohet në Perëndim, e cila përgatitet në atë mënyrë që një lugë e madhe me kafe futet në gotë me ujë, sikur neskafeja, etj.)
Sa i përket kofeinit në kafenë arabe dhe turke ai dallon varësisht prej mënyrës së përgatitjes dhe ashpërsisë së bluarjes së kokrrës.

Palpitacioni është të rrahurit e fuqishëm ose të shpejtë të zemrës. Shpeshherë këto rrahje shfaqen si rezultat i konsumimit të pamasë të kafes, çajit ose stimulantëve të tjerë që përmbajnë kofein.

Disa raporte mjekësore tregojnë se mund të ketë lidhje mes konsumimit të tepruar të kafes dhe rritjes së kolesterinës në gjak. Mjekët i këshillojnë njerëzit që i kanë të sëmura arteriet e zemrës të konsumojnë sa më pak kafe.
Dr. Stjuarti, emër i njohur në shkencën e të ushqyerit në Britani, thotë: “Ne në kohën e sotme harxhojmë sasi të mëdha të kafes dhe çajit, që shkakton pagjumësi te disa njerëz dhe e rrit shqetësimin shpirtëror dhe plogështinë.”





Një filxhan me kafe apo çaj, i bën njerëzit të kënaqen kudo që të ndodhen dhe jetojnë. Bota konsumon pesë bilionë kilogramë kafe për çdo vit. Kurse kafeja, çaji, koka kola dhe çokolata përmbajnë kofein. Shumica konsiderojnë se kofeini nuk është i rrezikshëm për shëndetin. Mirëpo, ekziston frika se kjo materie ka lidhje  me kancerin në pankreas dhe aparatin urinar. Ende diskutohet për lidhjen mes kofeinit dhe sëmundjeve të arterieve koronare.
Finlandezët konsiderohen konsumuesit më të mëdhenj të kafes në botë. Pas tyre vijnë suedezët, danezët, norvegjezët, holandezët, amerikanët, zviceranët, kanadezët, italianët, britanezët, japonezët, etj.

Kafeja dhe shtatzënia

Një numër i madh i hulumtuesve tregojnë se konsumimi i kafes në sasi të madhe gjatë shtatzënisë mund të sjell deri të lindja e fëmijëve me anomali ose me peshë të vogël. Për këtë shkak Enti për Ushqim dhe Ilaçe (FSA) në Shtetet e Bashkuara, gratë shtatzëna i këshillon që gjatë shtatzënisë të konsumojnë sasi sa më të vogël të kafes. Gjithashtu, përveç shtatzënave, mjekët këshillojnë edhe gjidhënëset dhe fëmijët që t’i shmangen kafes ose mos të konsumojnë më tepër se 200 mg kofein në ditë.

Rekomandohet që kafeja ose çaji të shtyhen për një ose dy orë pas konsumimit të ushqimit. Dr. Vartmani nga Instituti i Masaçusest në Amerikë ka thënë:
“Të pish kafe pas asaj të mëngjesit – d.m.th., gjatë ditës – është të konsumosh pa të drejtë kombinime kimike plotësuese në trup.
Dr. Rixhstejni në artikullin e publikuar në “Revistën e Mjekësisë Amerikane”, në vitin 1989 ka thënë: “Ndikimi i kofeinit në kafe ose çaj, zgjat 12 deri 20 orë. Pirja e dy filxhaneve neskafe, p.sh., (e cili përmban 150-200 mg kofein) para fjetjes shkakton çrregullim të madh të gjumit.”





Categories

Archives