Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Agjërimi ka vlera, dobi dhe urtësi të shumta, ku prej tyre janë: 1 – Agjërimi është shkak për të arritur devotshmërinë, sepse epshi kur ndalohet nga ushqimi hallall me shpresën për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe si pasojë e frikës prej dënimit të Tij të rreptë, atëherë pa dyshim që besimtari do të […]
Agjërimi ka vlera, dobi dhe urtësi të shumta, ku prej tyre janë: 1 – Agjërimi është shkak për të arritur devotshmërinë, sepse epshi kur ndalohet nga ushqimi hallall me shpresën për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe si pasojë e frikës prej dënimit të Tij të rreptë, atëherë pa dyshim që besimtari do të […]
Dobitë e agjërimit, urtësitë e mëdha dhe dispozitat e tij

Agjërimi ka vlera, dobi dhe urtësi të shumta, ku prej tyre janë:
1 – Agjërimi është shkak për të arritur devotshmërinë, sepse epshi kur ndalohet nga ushqimi hallall me shpresën për të arritur kënaqësinë e Allahut dhe si pasojë e frikës prej dënimit të Tij të rreptë, atëherë pa dyshim që besimtari do të largohet nga haramet, që nënkupton se agjërimi është shkak i arritjes së devotshmërisë, për këtë vlen të përmendet fjala e Allahut: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë detyrim sikurse ishte detyrim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”[1]
Kurse i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kush nuk e lë fjalën e rrejshme dhe punën me të, si dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë që ky person ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”[2]
2 – Agjërimi është ai që e bën njeriun të jetë falënderues i begative, sepse të ndaluarit e vetes nga epshi, të ushqyerit, të pirit dhe gjërat të tjera, të cilat e prishin agjërimin është prej begative të mëdha, meqë vlerën e diçkaje robi e kupton kur ajo i mungon për një kohë të caktuar e kështu kur i kujtohet robit gjatë kohës kur ai i disponon, atëherë ai bëhet falënderues ndaj Allahut, ai e shijon gjatë hapjes së iftarit freskinë e ujit, i shijon ushqimet e shumta. Për këtë falënderim aludon edhe fjala e Allahut në fund të ajetit, ku flitet për agjërimin e thotë: “…me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.”[3]
3 – Agjërimi i paraprin natyrës njerëzore, duke e larguar nga epshet e këqija, për shkaku se njeriu kur ngopet, atëherë dëshiron që t’i plotësojë të tërë dëshirat dhe epshet e tij, mirëpo kur është i uritur nuk e ndjek dot epshin e tij, njësoj si kur është i ngopur. Nisur nga kjo i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “O ju të rinj kush ka mundësi të martohet, le të martohet, sepse kjo e ruan syrin nga shikimet në haram dhe ia mbron pjesët e turpshme. Ai që nuk ka mundësi të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”[4] Pra, agjërimi është një nga shkaqet, i cili e frenon birin e Ademit nga rënia në mëkate.
4 – Agjërimi mundëson hapjen e zemrës, që kur ta përmendë Allahun dhe të meditojë për Allahun t’i nënshtrohet vetëm kësaj gjëje me përkushtim, sepse njeriu kur e tepron me gjëra të lejuara zemrën e kaplon gafleti (pakujdesia ndaj të përmendurit të Allahut) dhe ndoshta ndonjëherë i ngurtësohet zemra dhe verbohet për të kuptuar të vërtetën.
5 – Me anë të agjërimit i pasuri arrin t’i kuptojë begatitë e Allahut ndaj tij, ngaqë ndoshta shumica e njerëzve në këtë pikë janë neglizhentë.
6 – Agjërimi të ndihmon në përmbajtjen e vetvetes dhe që ta sundosh atë, derisa të këtë mundësi muslimani ta udhëheqë veten e tij në këtë botë dhe në ahiret.
7 – Me Agjërim e përmban veten dhe pakësohet mendjemadhësia.
8 – Nëpërmjet agjërimit kupton, se duhet t’i mëshirojmë dhe të sillemi mirë me të varfrit, meqë agjëruesi e shijon urinë dhe etjen, dhe kjo e bën që zemrën e tij ta mbulojë mëshira ndaj atyre, që janë shpesh në këtë gjendje e si pasojë kjo e bën atë që t’u bëjë mirë të varfërve, dhe me këtë të arrijë kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut.
9 – Agjëruesi me agjërimin e tij barazohet për një kohë të caktuar me të varfrit dhe vuan ashtu siç vuajnë ata, me këtë arrihen shpërblime të mëdha nga ana e Allahut.
10- Agjërimi i ngushton venat e gjakut, këtë e shkakton uria dhe etja e kjo nga ana tjetër është shkak që edhe shejtanit t’i ndalet qarkullimi përmes gjakut të njeriut. I Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Me të vërtetë shejtani qarkullon tek njeriu, ashtu siç qarkullon gjaku në trupin e tij.”[5]
11 – Agjërimi i përmbledh në vetvete të gjitha llojet e durimit, pra, ai përmbledh në vetvete: Durim në respektimin e urdhrave të Allahut, sikurse janë gjërat që e prishin agjërimin. Durim ndaj asaj që ka caktuar Allahu, sikurse janë uria dhe etja përmes të cilave agjëruesi arrin ta fitojë shpërblimin e durimtarëve, madje për to Allahu thotë: “…ndërsa durimtarëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë.”[6]
12 – Agjërimi rezulton me dobi shëndetësore, si pasojë e pakësimit të ushqimit dhe lëngjeve, kjo ia lehtëson punën stomakut e në këtë mënyrë Allahu i largon nga njeriu shumë sëmundje të rrezikshme për shëndetin e tij.[7]
13 – Agjërimi është gjëja me anë të së cilës del në pah kush ka qenë rob i Allahut dhe kush pasues i epshit. Me anë të agjërimit njeriu tregon se sa frikësohet prej Allahut, se sa i sinqertë është me Allahun kudo që të jetë. Këtë e kanë dëshmuar më mirë besimtarët në të kaluarën, kur janë rrahur apo burgosur që të prishin agjërimin e tyre pa arsye dhe ata nuk e kanë bërë këtë gjë, e pa dyshim se kjo është prej urtësive më të mëdha të agjërimit.
Përgatiti: Nexhat Ceka
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 1, 2018 / By M.I Pediatrit apel prindërve: Fund fëmijëve Miss, po i shkatërroni
February 1, 2018 / By M.I Mos imito personalitetin e te tjereve! A e ke ditur?
February 1, 2018 / By M.I 3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën
February 1, 2018 / By M.I 6 tiparet e njerëzve më të besueshëm që keni në jetën tuaj!
February 1, 2018 / By M.I Ju dhemb gjuri vazhdimisht, ja përbërësi që ju shëron menjëherë
February 1, 2018 / By M.I 5 vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për femrat
February 1, 2018 / By M.I 10 mënyra si të ndalni ndjenjën e ankthit menjëherë
February 1, 2018 / By M.I JA SI TA PERDORNI SHAFRANIN: