Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DOBIA E KËRKIM FALJES



DOBIA E KËRKIM FALJES

DOBIA E KËRKIM FALJES

Ka qenë një grua e cila ka thënë:

” Më vdiq burri e unë isha në moshën 30 vjeçe.

Kisha 5 fëmijë me të, djem e vajza, mu terrua dynjaja para syve të mi.

Kam qa derisa mu dobësua edhe shikimi im, vajtova… U dëshpërova… Dhe më shkoi lumturia.

Pastaj fëmijët e mi të rinj dhe nuk kishim të ardhura të mjaftueshme.

Kam shpenzuar ato të pakta që kanë mbetur nga i ati i tyre.

E përderisa unë isha në dhomën time, dhe e hapa radion në kanalin Kur’ani Fisnik, atëherë kam dëgjuar një prej dijetarëve duke thënë se ka thënë Pejgamberi a.s.,: ‘Kush e shpeshton istigfarin ia hap Allahu për çdo gjë nga një rrugë dhe për çdo vështirësi i ofron lehtësim’.

Dhe e shpeshtova pas kësaj istigfarin dhe i urdhërova fëmijët për këtë gjë.





Vallahi nuk shkoi as 6 muaj veçse erdhi një planifikim i projektit në pronën tonë të vjetër, e na u kompenzu me miliona.

Djali im u bë prej studentëve të parë në rrethin e tij, dhe e mësoi përmendsh Kur’anin dhe u bë objekt i përkujdesjes dhe mbikëqyrjes së njerëzve.

Shtëpia jonë u mbush me të mira, dhe u bë jeta jonë e lumtur.

Dhe më përmirësoi Allahu të gjithë djemtë e vajzat.

U largua nga unë dëshpërimi, hidhërimi dhe errësirat.

Dhe u bëra grua e lumtur.”

Aid el-Karni

(Visited 10 times, 1 visits today)