Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Do të vjen një kohë e vështirë , a jemi në këtë kohë ?



Do të vjen një kohë e vështirë , a jemi në këtë kohë ?

Omeri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut savs, ka thënë:
“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të kenë formë njerëzore, por zemrat do t’i kenë si të ujqërve të shkretëtirës.
Do të shkaktojnë gjakderdhje, dhe nuk do të ngurrojnë nga e keqja që e bëjnë! Nëse ua jep besën për besnikëri – do të mashtrojnë, nëse të drejtohen – do të gënjejnë, nëse ju beson – do të presin në besë, ndërsa kur nuk je me ta – të përgojojnë.
Fëmijët do t’i kenë të pacipë, rinia do të jetë e devijuar, ndërsa
të vjetrit e tyre do të jenë të pamoralshëm – nuk do të urdhërojnë për të mirë as nuk do të largojnë nga e keqja.
Qëndrimi me ta është poshtërim, ndërsa kërkimi prej tyre diçka që është e tyre është varfëri! I miri në mesin e tyre është i humbur, ndërsa i humburi në mesin e tyre është i mirë!