Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Do të jap sadaka

Do të jap sadaka

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri tha: “Do të
jap sadaka.” Doli dhe e dha sadakanë në dorë të një hajni.
Të nesërmen të tjerët thoshin: “Dje ky njeri i ka dhënë sadaka
hajnit.”
Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi!
Unë prapë do të jap sadaka.”
Del nga shtëpia dhe i jep sadaka një prostitute. Të nesërmen
njerëzit thoshin se ky njeri i ka dhënë sadaka prostitutës!”
Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi!
Unë prapë do të jap sadaka.”
Kështu që del nga shtëpia dhe i jep sadaka një të pasuri. Të
nesërmen njerëzit thoshin se ai i ka dhënë sadaka një të
pasuri.
Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi,
për atë që i kam dhënë sadaka: hajnit, prostitutës dhe të
pasurit!”
Atij pastaj i paraqitet (në ëndërr) një zë duke i thënë:
“Sadakaja e jote e dhënë hajnit ndikoi që ai të largohet nga
vjedhja; sadakaja e jote e dhënë prostitutës ndikoi që ajo të
largohet nga prostitucioni; sadakaja e jote e dhënë të pasurit
ndikoi që ai të ketë në konsideratë, dhe të shpenzojë (t’u
japë të tjerëve) prej asaj çka i ka dhënë Allahu.”
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

(Visited 532 times, 1 visits today)
Top