Quarta-feira’, 22/9/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Do ta fitosh, aq sa e do ti atë!

Do ta fitosh, aq sa e do ti atë!

 

Do ta fitosh, aq sa e do ti atë!
E kishte pyetur një djalosh filosofin e madh Sokratin se si të bëhej i mençur. Sokrati e mori me vete dhe e dërgoi te lumi. Ia kishte zhytyr kokën në ujë, duke e mbajtur aty derisa nuk kishte filluar të përpëlitej nga të humburit e frymëmarrjes. Pastaj e la ta nxjerr kokën nga uji dhe e pyeti:
– “Derisa gjendeshe i fundosur në ujë, ç’doje më së shumti?”
– Dëshiroja të merrja frymë – u përgjigj ai.
Sokrati atëherë i tha:
– Djalosh! Kur dëshira jote për mençuri do të jetë po aq e fortë sa ishte për frymëmarrje derisa ishe në ujë, atëherë do ta gjesh edhe mençurinë.

Ti do ta arrish një gjë, sa e do atë. Ushqeje dëshirën dhe dashurinë për atë gjë, ndeze si zjarr më pas vetëm fryji!

(Visited 85 times, 1 visits today)
Top