Terça-feira, 15/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

DITA MË E MIRË E JAVËS

DITA MË E MIRË E JAVËS

DITA MË E MIRË, NË TË CILËN LIND DIELLI

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Dita më e mirë, në të cilën ka lindur dielli është dita e xhumasë.

Ibn Kajjimi thote:
e kam pare Ibn Tejmijen rahimehullahu kur dilte per te shkuar ne xhuma merrte prej shtepise buke dhe gjera tjera dhe jepte sadaka gjate rruges msheftas.

Dita e xhuma është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli. Konteksti i hadithit tregon se mirësia në këtë ditë është e përgjithshme dhe se ajo është dita më e mirë se çdo ditë e vitit madje dhe se nata e kadrit, se dhjetë ditët e dhulhixhes, sesa dita e kurbanit dhe dita e fitër bajramit. Prandaj kërkohet që në këtë konteskt ta marrim (kuptojmë).
Allahu Madhëruar e ka krijuar Ademin alejhis-selam në ditën e xhuma dhe jo në ndonjë ditë tjetër. Kjo është prej vlerave (veçorive) të ditës së xhuma.
Në këtë ditë ai u fut në xhenet.
Po në këtë ditë ai u nxorr prej tij (xhenetit).
Ademi alejhis-selam ka qenë në xhenetin e përjetësisë.

Allahumme sal-li ‘alá Muhamedin ve ‘ala áli Muhamed, kema sal-lejte ‘alá Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.

Allahumme barik ‘alá Muhamedin ve ‘alá áli Muhamed kema barekte ‘ala Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.

O Allah lavdëroje (tek melekët e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Allah begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

 

(Visited 150 times, 1 visits today)
Top